MARMOCRYL SILICONE Fine është një suva e gatshme akrilike me përmbajtje silikoni, në trajtë brumi, e bardhë ose me ngjyrë. Përbëhet nga materiale inerte me madhësi të vecantë të grimcave të bluara, për të krijuar një sipërfaqe dekorative të lëmuar. Ajo ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Elasticitet të lartë dhe ngjitje të shkëlqyer me nënshtresën.
  • Largim të plotë të ujit, sipas EN 1062-3.
  • Përshkueshmeri të shkëlqyer të avujve të ujit.
  • Nuk është me e nevojshme lyerja e fasadës
  • Rezistencë ndaj lëndëve alkaline sipas DIN 18556.
  • Parandalim të plasaritjeve, ndryshe nga suvaja e zakonshme me cimento dhe gëlqere.
  • Thjeshtëzon dhe përshpejton përdorimin
  • Përshtatshmëri për përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.

Është certifikuar me shenjën CE sipas EN 15824:2017. MARMOCRYL SILICONE Fine përdoret si dora e fundit në punët e suvatimit, për të krijuar një shtresë sipërfaqësore finale të bardhë ose me ngjyrë, me aftësi ujëlarguese dhe me përbërje të lëmuar (shtresë e hollë). Ajo mund të aplikohet në të gjitha llojet e materialeve të ndërtimit, si suva, betoni, pllaka cimentoje, pllaka gipsi etj. E përshtatshme për përdorim në ambiente të jashtme dhe të brendshme. Ajo zëvendëson dorën e fundit të suvasë. Për shkak të elasticitetit të lartë dhe ngjitjes së shkëlqyer me nënshtresën, ajo mund të përdoret gjithashtu si shtresë ideale finale për fasadat e jashtme me termoizolim.

Nënshtresa

Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, materiale me vaj ose pa materiale të lira. Pas kësaj bëhet lyerja me astar duke përdorur astarin special SILICONE-PRIMER ose ML-PRIMER. Sipërfaqet metalike duhet të lyhen me PL-BOND. MARMOCRYL SILICONE Fine aplikohet pasi është tharë shtresa e astarit të përdorur.

Përdorimi

MARMOCRYL SILICONE Fine duhet të trazohet mirë plotësisht përpara përdorimit. Suvaja aplikohet me dorë duke përdorur një spatul të lëmuar metalike prej inoksi ose aplikohet me një makineri suvatimi. Kur është ende e njomë (pas rreth 5-20 minutash), suvaja trajtohet (ngjishet) me spatul plastike. Koha e punës varet nga aftësia thithëse e nënshtresës dhe temperatura e ambientit.

  • Kokrrat natyrale që përdoren në suva mund të shkaktojnë ndryshime të vogla në ngjyrë. Për këtë arsye dhe për të arritur një rezultat uniformë ngjyre, rekomandohet që produkti të jetë nga i njëjti grup prodhimi dhe të përzihen grupet e ndryshme. Gjithashtu, ngjyra përfundimtare mund të influencohet nga temperatura e nënshtresës dhe nga lagështia.
  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë nga +5 oC deri në +35 oC.
  • Ndërsa është ende e njomë, MARMOCRYL SILICONE Fine duhet të mbrohet nga temperaturat e larta, nga shiu dhe nga ngrica.
null

Sipërfaqe: Betoni, pllaka çimentoje, pllaka gipsi,

null

Aplikimi: Mistri metalike