MARMOCRYL SILICONE-SILICATE Fine është një suva e gatshme akrilike me përmbajtje silikoni, e bardhë ose me ngjyrë, me aditivë të vecantë silikoni. Përbëhet nga materiale inerte të bluara me madhësi të vecantë të grimcave, për të krijuar një sipërfaqe dekorative me thurje të lëmuara. Ajo ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Elasticitet të lartë dhe ngjitje të shkëlqyer me nënshtresën.
  • Largim të plotë të ujit.
  • Përshkueshmëri të shkëlqyer të avujve të ujit me rezultat frymëmarrjen maksimale të ndërtesës.
  • Nuk është më e nevojshme lyerja e fasadës.
  • Rezistencë ndaj lëndëve alkaline sipas DIN 18556.
  • Parandalim të plasaritjeve, ndryshe nga suvaja e zakonshme me cimento dhe gëlqere.
  • Thjeshton dhe përshpejton pvrdorimin.
  • Përshtatshmëri për përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.

Është certifikuar me shenjën CE sipas EN 15824:2017. MARMOCRYL SILICONE-SILICATE Fine përdoret si dora e fundit në punët e suvatimit, për të krijuar një shtresë sipërfaqësore finale të bardhë ose me ngjyrë, me aftësi ujëlarguese dhe me përbërje të ashpër (shtresë e hollë). Mund të aplikohet në të gjitha llojet e materialeve të ndërtimit, si suva, beton, pllaka cimentoje, pllaka gipsi etj. E përshtatshme për përdorim në ambiente të jashtme dhe të brendshme. Zëvendëson dorën e fundit të suvasë.

Nënshtresa

Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, materiale me vaj ose pa materiale të lira. Pas kësaj bëhet lyerja me astar duke përdorur astarin special SILICONE-PRIMER ose ML-PRIMER. Sipërfaqet e lëmuara dhe jo thithëse duhet të lyhen me PL-BOND. MARMOCRYL SILICONE-SILICATE Fine aplikohet pasi është tharë shtresa e astarit të përdorur.

Përdorimi

MARMOCRYL SILICONE-SILICATE Fine duhet të trazohet mirë plotësisht përpara përdorimit. Kjo bëhet me lëvizje të ngadalshme ciklike për të shmangur krijimin e flluskave në masat e materialit. Suvaja aplikohet me dorë duke përdorur një spatul të lëmuar metalike prej inoksi ose aplikohet me një makineri suvatuese. Kur është ende e njomë (mbas rreth 5-15 minutash), suvaja trajtohet (ngjeshet) me përdaf plastik. Koha e punës varet nga aftësia thithëse e nënshtresës dhe temperatura e ambientit.

  • Kokrrat natyrale që përdoren në suva mund të shkaktojnë ndryshime të vogla në ngjyrë. Për këtë arsye dhe për të arritur një rezultat uniform ngjyre, rekomandohet që produkti të jetë nga i njëjti grup prodhimi ose të përziehen ngrupet e ndryshme. Gjithashtu, ngjyra përfundimtare mund të influencohet nga temperatura e nënshtresës dhe nga lagështia.
  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë nga +5 oC deri në +35 oC.
  • Rezistent ndaj alkaleve
  • Parandalon  çarjet
  • E Bardhë dhe ngjyra të tjera
null

Sipërfaqe: Betoni, pllaka çimentoje, pllaka gipsi

null

Aplikimi: Mistri e lëmuar