AQUAMAT-FLEX është llac hidroizolues lyerës fleksibël (i përkulshëm), 2 komponentësh. Përbëhet nga një pluhur me bazë cimento (komponenti A) dhe një emulsion me përmbajtje rrëshire (komponenti B). Pas mpiksjes (ngurtësimit) së tij krijohet një membranë pa fuga dhe bashkime dhe ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Aftësi për mbylljen e plasaritjeve
  • Hidroizolim absolut (të plotë) për presion hidrostatik deri 5 atm (EN 12390-8).
  • Përshkueshmëri nga avujt.
  • Është i përshtatshëm për hidroizolimin e rezervuarëve të ujit të pijshëm dhe të sipërfaqeve që janë në kontakt me ushqime, sipas kërkesave të (standarteve) W-347, EPA 330.5 dhe EPA 110.2.
  • Rezistencë ndaj vjetrimit.
  • Ngjitje në sipvrfaqe të njoma pa patur nevojv pvr prajmer (astar).
  • Aplikim me lehtësi dhe në mënyrë ekonomike.

Certifikuar sipas standardit EN 1504-2 dhe klasifikuar si shtresë për mbrojtjen e sipvrfaqeve të betonit. Nr. i  certifikatës: 2032-CPR-10.11. Përdoret për hidroizolimin e  sipërfaqeve prej etoni, suvaje, muri me tulla, muri me blloqe betoni, moziku, etj., që paraqesin plasaritje të imëta. Është ideal për hidroizolimin e tarracave, ballkonëve dhe ambienteve me prezencë uji (banja, kuzhina etj) të cilat do të shtrohen (vishen) me pllaka. Gjithashtu përdoret për hidroizolimin e tarracave me trarë që dalin nga ana e sipërme e pllakës, rezervarëve nëntokësorë, saksive (mbajtëseve) për lule etj. Mund të përdoret edhe për hidroizolimin e bodrumeve, nga ana e brendshme ose e jashtme, nga lagështia ose uji me presion.

Përdorimi

Materiali i thesit 25 kg (komponenti A0 shtrohet në 8 kg lëng (komponenti B) duke u përzier vazhdimisht, deri sa të krijohet një masë e butë homogjene, e përshtatshme për lyerje. Sipërfaqja ku do të aplikohet duhet të laget me ujë, pa patur ujëra të ndenjur. Llaci aplikohet (shtrohet) me furcë në dy ose më shumë shtresa, në varësi të shkallës së  veprimit të ujit. SHtresa me trashësi më të madhe se 1 mm duhet të evitohen për shkak të rrezikut të plasaritjes së materialit. Cdo shtresë e re vijon pasi është tharë shtresa e mëparshme. Sipërfaqja e sapo lyer duhet të mbrohet nga temperaturat e larta, shiu dhe ngrica. Në vende ku kërkohet përforcim lokal i AQUAMAT-FLEX (qoshe të brendshme në të cilat nuk është i domosdoshëm krijimi i “ullukut” (rrumbullakosje), bashkime elementesh të ndryshme etj.) rekomandohet përdorimi i rrjetës prej poliesteri (30 g/m2) ose rrjetës prej xhami (65 g/m2) me gjerësi 10 cm.

  • Në rastet kur kemi ujë me presion duhet pasur kujdes që largimi i ujit me pompë, që mban më poshtë nivelin e ujërave nëntokësore, të jetë i vazhdueshëm (me regjim automatik) gjatë gjithë periudhës së zbatimit të punimeve dhe të vazhdojë deri sa tv ngurtësohet në mënyrë të mjaftueshme AQUAMAT-FLEX, domethënë për rreth 7 ditë.
  • Nënshtresa mbi të cilën aplikohet shtresa hidroizoluese (mur, dysheme etj.) duhet të jetë llogaritur nga ana statike në mënyrë që të jetë e qëndrueshme nga veprimi i presionit hidrostatik të ujit.
  • Temperatura gjatë aplikimit (hidroizolimit) duhet të jetë ndërmjet +5 oC dhe +30 oC.
  • Komponenti A i produktit përmban cimento i cili reagon si alkal me ujin dhe klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Betoni, suva, blloqe çimentoje

null

Aplikimi: Me furçë