Politikat e Privatësisë mbi Rekrutimin:

Informacioni i dhënë nëpërmjet këtij aplikimi, do të përpunohet nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të AED COLOR për të vlerësuar aplikimin tuaj për punësim dhe për të mbështetur çdo marrëdhënie të mëtejshme mes jush dhe AED COLOR. Informacioni juaj nuk do të përdoret për qëllime te tjera nga ato të mbedhura dhe nuk do ti përhapet personave të paautorizuar.
AED COLOR do të ruajë informacionin tuaj deri në gjashtë muaj, duke filluar nga data e aplikimit me qëllim perdorimin dhe vlerësimin e kandidaturës tuaj për pozicione të tjera punësimi në AED COLOR. Ju keni të drejtë për tu informuar, për tu ankuar, për të fshirë të dhënat tuaja personale, apo për ti korrigjuar ato, etj. AED COLOR ruan konfidencialitetin e të dhënave tuaja dhe respekton masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Lutemi lexoni deklaratën si më poshtë:

Dhënia e miratimit për përpunimin e të dhënave

Deklaroj se informacioni i dhënë prej meje është i vërtetë dhe i saktë bazuar në dijeninë time. Unë e kuptoj se çdo keqinterpretim, lëshim ose deklaratë e rreme mund të jetë shkak, për refuzim ose ndërprerjes së marrëdhënies së punës më vonë. Unë e kuptoj se ky proçes aplikimi është funksionalisht ekuivalent me dhënien e miratimit tim.

Me dërgimin e aplikimit tuaj, për këtë pozicion/këto pozicione vakante, në adresën elektronike perkatese, ju deklaroni se keni lexuar e kuptuar qartë politikat e privatësisë dhe se pranoni që të dhënat tuaja personale në lidhje me këtë aplikim të përpunohen nga AED COLOR në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale nr.9887, datë 10.03.2008 për "Mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar. Ju keni të drejtë të anulloni në çdo kohë dhënien e pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale nga AED COLOR.