AQUAMAT-ADMIX është një përzjerje në formë pluhuri. Përmban cimento dhe kimikate aktive të vecanta, të cilat kur bien në kontakt me lagështinë dhe gëlqeren e lirë të betonit, reagojnë dhe formojnë lidhje të patretshme (kristale). Këto kristale bllokojnë poret kapilare dhe plasaritjet e tkurrjes brenda betonit, duke ofruar mbrojtje kundra depërtimit nga uji me presion hidrostatik të lartë. Ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Hidroizolim në presion pozitiv dhe negativ uji.
  • Ul në mënyrë të ndjeshme thithjen kapilare të ujit.
  • Është përherë aktiv për gjithë jetëgjatësinë e strukturës, kështu që mbron vazhdimisht ndërtesën nga cdo lloj depërtimi nga uji.
  • Është i aftë që të izolojë plasaritje shumë të holla me gjerësi deri në 0,4 mm, kur ato shfaqen më vonë.
  • Nuk ka asnjë ndikim në depërtueshmërinë e elementit të betonit nga avulli.
  • Nuk oksidon (ndryshk) armaturën e hekurit në betonin e armuar.
  • Nuk vepron si gazformues
  • Nuk përmban klorurë ose komponente të tjera gërryese (korrozive)
  • Mund të përdoret me të gjitha llojet e cimentove Portland.

AQUAMAT-ADMIX është i përshtatshëm për cdo lloj element betoni, i cili ndodhet vazhdimisht ose përkohësisht në kontakt me ujin si themele, bodrume, rezervuarë uji, tunele, kanale, rezervuarëve të impianteve për pastrimin e ujërave të zeza, pishina etj.

Meqenëse AQUAMAT-ADMIX është në formë pluhuri, nuk duhet asnjëherë të shtohet direkt në beton tënjomë sepse është e mundshme të krijohen grumbullime dhe materiali mos të shpërndahet në mënyrë sic duhet.

  • AQUAMAT-ADMIX mund të influencojë kohën e mpiksjes dhe rezistencën përfundimtare të betonit. Shkalla e influencës të varet nga përbërja e betonit që përdoret. Për këtë arsye rekomandohet të përgatiten përzierje për prova që të përkufizohet sa do ndryshojnë vetitë e betonit në përdorim.
  • Produkti përmban cimento i cili reagon si alkal me ujin dhe klasifikohet si irritues.
  • Në rastin që AQUAMAT-ADMIX shtohet në formë llaci në cimenton e njomur, raporti ujë-cimento i betonit nuk ka ndryshim të ndjeshëm sepse përvec ujit që përmban llaci, cimentoja që ndodhet në AQUAMAT-ADMIX shtohet gjithashtu.
  • Duhet të zbatohen rregulloret specifike lokale në lidhje me prodhimin e betonit të papërshkueshëm nga uji.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Me furçë