MULTIFILL 2-5 është një stuko më ngjyrë me bazë cimentoje për pllakat. Ofron rezistencë të lartë mekanike dhestabilitet të ngjyrës. E përshtatshme për fuga me gjerësi 2-5 mm. Klasifikohet si stuko për fuga pllakash e llojit CG2 WA sipas EN 13888. MULTIFILL 2-5 përdoret për stukimin e fugave të pllakave në mure ose në dysheme, për përdorim në ambiente të jashtme ose të brendshme

Nënshtresa 
Sipërfaqja e mbuluar me pllaka duhet të jetë jashtëzakonisht e pastër. Fugat duhet të pastrohen me kujdes dhe të lagen me një sfungjer tënjomë.

Përdorimi
MULTIFILL 2-5 hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një masë uniforme në trajtë brumi. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzieraj duhet të lihet rreth 3 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë. Shpërndajeni stukon mbi fugat duke përdorur një mallë me gomë në drejtimin diagonal me fugat me qëllim që ato të mbushen plotësisht. Materiali i tepërt duhet të fshihet pas pak, duke përdorur një sfunger të njomë. Në fund sipërfaqja duhet të pastrohet me një leckë të thatë. Në ambiente të jashtme ose në temperatura të larta rekomandohet njomja e përsëritur pas disa orësh dhe kur stukoja është tharë

  • Konsumi i MULTIFILL 2-5 varet nga dimensionet e pllakave dhe nga gjerësia e fugave.
  • MULTIFILL 2-5 përmban cimento dhe reagon si alkalin me ujin, kështu që klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Mur, dysheme

null

Aplikimi: Me furçë, rul