Isomat Ak-T35 është një ngjitës me bazë cimentoje, i përforcuar me fibra, i pasur me polimere (rrëshira). Ofron forcë ngjitëse të lartë fillestare dhe përfundimtare, elasticitet dhe rezistencë ndaj lagështirës. Klasifikohet si llac tipi GP CS IV, W2 sipas EN 998-1. 
ISOMAT AK-T35 përdoret në kombinim me suvatë MARMOCRET-PLUS dhe MARMOCRYL, si sistem për termoizolimin e jashtëm të ndërtesave. Përshtatet për ngjitjen e pllakave termoizoluese prej polistireni në fasadat e ndërtesave. Është gjithashtu e përshtatshme edhe për aplikime të brendshme. Gjithashtu, kur përforcohet me rrjetën e xhamit, mund të përdoret mbi pllakat termoizoluese të fiksuara dhe përbën nvnshtresën ideale për suvanë e mëtejshme.

Përgatitja e nënshtresës
Sipërfaqja që do mbulohet me pllakat duhet të jetë pa pluhur, vaj, materiale të lira, bojëetj. Rekomandohet që sipërfaqja të jetë e lagur me ujë para aplikimit.

Përdorimi

Si ngjitës:
ISOMAT AK-T 35 hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një përzierje uniforme. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një mikseri me xhiro të ulëta. Përzierja duhet të lihet rreth 5 minuta të stabilizohet dhe pastaj duhet të trazohet përsëri me ngadalë.

Në sipërfaqe të lëmuara: ngjitësi shpërndahet “i krehur” mbi sipërfaqen duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar (krehër) me qëllim që të aplikohet në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen.

Në sipërfaqe të rafshta: ngjitësi aplikohet me mallën rreth perimmetrit të pllakës termoizoluese dhe në vende të zgjedhura në qendër të saj. Pastaj, pllakat termoizoluese fiksohen me presion në pozicionin e dëshiruar.

SI llac i përforcuar:

Fillimisht, materiali shtrohet me një mallë të lëmuar në trashësi maksimale prej 3-4 mm. Rrjeta e xhamit vendoset në shtresa të njoma dhe ngjeshet me mallën që të futet plotësisht në ngjitës. Përfundimisht, drejtohet dhe nivelohet dhe ngjitësi që tepron.

  • Si ngjitës: 3,0-4,0 kg/m2, në varësi me madhësinë e dhëmbëve të mallës dhe natyrën e nënshtresës.
  • ISOMAT AK-t35 ofrohet në thasë letre 25 kg.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Mistri