Llac i lëngshëm me bazë cimentoje me aditivëspecialë, pa tkurrje dhe me rezistencë të lartë. Ai ofron: 

  • Rrjedhshmëri shumë të mirë pa u ndarë në shtresa.
  • Fortësi fillestare dhe përfundimtare të lartë.
  • Ngjitje efikase në hekur dhe beton.
  • Rezistencë ndaj goditjeve dhe dridhjeve.
  • Depërtueshmëri e ulët e ujit.

I certifikuar në përputhje me ASTM C 1107-99 dhe i klasifikuar edhe si stuko e tipit C. I certifikuar gjithashtu sipas EN 1504-3 dhe EN 1504-6, i klasifikuar si llac CC R4 për riparime betoni dhe si produkt ankorimi për forcimine shufrave të celikut përkatësisht. Nr i certifikatës: 2032-CPR-10.11.

MEGAGROUT-101 është i përshtatshëm për:

  • Mbështetjen dhe fiksimin e makinerive
  • Ankorime
  • Formimin e bazamenteve mbështetëse të makinerive të precizionit.

Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, pa pluhur, graso etj. Gjithashtu, ajo duhet të bëhet e ashpër me qëllim që të garantohet ngjitja e duhur e llacit të lëngshëm në të. Përpara përdorimit rekomandohet njomja totale e nënshtresës.

Përdorimi
Pas përzierjes me ujin MEGAGROUT-101 është një përzierje e lëngshme dhe me kokrriza të imëta, dhe pjesë të saj mund të rrjedhin në pjesët bashkuese të elementeve të vecantë të betoformës. Prandaj, bashkimet e betoformës duhet të izolohen me cimento me ngrirje të shpejtë AQUAFIX ose me llacin meremetues me mpiksje të shpejtë RAPICRET. MEGAGROUT-101 hidhet gradualisht në 3 l ujë dhe përzihet mirë me ndihmën e një mikseri me xhiro të ulëta (300 rrot/min), derisa të arrihet rrjedhshmëria e dëshiruar e llacit. Më pas, përzierja derdhet duke bërë kujdes që të evitohet formimi i flluskave të ajrit. Në cdo rast duhet të sigurohet që llaci i lëngshëm ka mbushur cdo hapësirë midis armaturës dhe konstruksionit ekzistues. Sipërfaqet e krijuara me MEGAGROUT-101 dhe që janë të ekspozuara në ajër të hapur duhet të mbahen të njoma të paktën për 24 orë, duke u mbuluar me lecka të lagura ose fletë polietileni.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë nga +5 oC deri në +30 oC. 
  • Materiali që ka filluar të mpikset nuk duhet “të zbutet” përsëri me ujë.
  • Produkti e ruan rrjedhshmërinë e tij për rreth 60 minuta në temperaturat midis +15 oC dhe +25 oC.
  • Në temperatura të larta rekomandohet që thasët të ruhen në një vend të freskët, si dhe gjithashtu përzierja e materialit duhet të bëhet me ujë të ftohtë që të ketë rrjedshmërinë e duhur për një kohëzgjatje të mjaftueshme (rreth 60 minuta).
  • Në temperatura të ulëta dhe sa herë që kërkohet arritja e shpejtë e fortësisë, rekomandohet përzierja e materialit me ujë të vakët dhe mbrojtja nga i ftohti duke vendosur mbulesa izoluese termike mbi armaturë.
  • Produkti përmban cimento, e cila vepron si alkaline me ujin dhe klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Betoni, hekuri

null

Aplikimi: Me mistri