EPOMAX-ANCHOR është një material ngjitës me bazë poliesteri dhe me 2 përbërës për ankorime. Ai nuk përmban tretës dhe stiren dhe nuk sjell tkurrje. EPOMAX-ANCHOR mund të përdoret si njëmaterial ngjitës me ngurtësim të shpejtë për ankorimin e shufrave përforcuese, shufrat e filetuara, vidat e ankorimit etj. Mund të përdoret gjithashtu për ti instaluar këto pajisje në beton, shkëmb solid, muraturë të hollë dhe solide etj.
Instalimi në beton ose në gur solid
Hapni vrimën me diametrin e duhur në thellësinë e rekomanduar. Pastaj, pastroni vrimën me një furcë plastike dhe largoni cdo grimcë të lirë duke përdorur ajër me presion, pompë dore etj. Vidhosni mikserin në tubet dhe pas kësaj vendosni majën (hundëzën) e mikserit në fund të tubit dhe futeni tubetin në pistoletën e përdorimit. Më pas, shtrydheni tubetin për të nxjerrë jashtë rreth 15 ml materiale, i cili nuk përdoret. Duke filluar nga skaji i pasmë i vrimës, mbusheni atë plotësisht me rrëshirë. Shtypni ankoruesen deri në fund të vrimës ndërkohë që e rrotulloni me ngadalë. Një kontroll vizual i mbushjes me rrëshirë është i nevojshëm. Lëreni materialin të thahet përpara se ti vendosni pajisjet dhe të aplikoni ngarkesa. Konsultohuni me tabelën përkatëse të kohës së tharjes për EPOMAX-ANCHOR.
Instalimi në nënshtresa të holla
Hpaeni vrimën me një shpim pa goditje. Pastaj largoni cdo grimcë të lirë uke përdorur ajër me presion, pompë dore etj. Vidhoseni mikserin në tubet dhe pas kësaj vendoseni majën (hundëzën) e mikserit në fund të tubetit dhe futeni tubetin në pistoletën e përdorimit. Më pas, shtrydheni tubetin për të nxjerrë jashtë rreth 15 ml mteriale, i cili nuk përdoret. Futni në vrimë këmishën me vrima, Duke filluar nga skaji i pasmë, mbusheni këmishën me vrima plotësisht me rrëshirë. Pas pësaj, shtyjeni ankoruesen deri në bazën e këmishës ndërkohë që e rrotulloni me ngadalë. Lëreni materialin të thahet përpara se ti vendosni pajisjet dhe të aplikoni ngarkesa.