EPOMAX-EK është një sistem epoksid me 2 përbërës dhe pa tretës, i cili ofron ngjitje shumë të fortë me nënshtresën, fortësi të lartë dhe rezistencë të lartë mekanike. Është jashtëzakonisht rezistent ndaj substancave acide, alkaline, ndaj detergjenteve, ujit të detit dhe ndaj luhatjeve të temperaturave. I certifikuar në përputhje me EN 1504-4 dhe i klasifikuar si një agjent lidhës strukturor për llac ose beton. Certifikata Nr. 2032-CPR-10.11. EPOMAX-EK përdoret për të meremetuar dëmtimet në beton dhe në llacin e cimentos, për ankorime përforcuese, si dhe për izolimin e plasaritjeve që do të riparohen me anë të rrëshirave epokside të injektueshme EPOMAX-L10, EPOMAX-L20 ose DUREBOND. Ajo ngjit betonin, hekurin, gurin, drurin etj.
Nënshtresa
Sipërfaqja e aplikimit duhet të jetë:
- E thatë dhe e qëndrueshme
- Pa materiale që pengojnë ngjitjen, si p.sh. pluhuri, grasoja, grimcat e lira etj.
Përzierja e përbërësve
Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të ndara, të cilat kanë raportin e paracaktuar të përzierjes sipas peshës. Përzieni plotësisht të gjithë sasinë e përbërësit A me të gjithë të B, derisa të përftohet një ngjyrë gri uniforme. Përzierja duhet të bëhet për rreth 5 minuta, duke përdorur një vegël dore të përshtatshme. Është e rëndësishme që përzierja të trazohet plotësisht pranë anëve dhe fundit të enës në mënyrë që të arrihet përhapja uniforme e forcuesit.
Përdorimi-Konsumi
EPOMAX-EK aplikohet me mistri mbi sipërfaqen e pastër dhe të thatë.