PLANFIX është stuko cimentoje kokërrimët, me përmbajtje rrëshire, për përdorim të jashtëm ose të brendshëm. Duke shtuar ujë krijohet një masë në trajtë paste me punueshmëri shumë të mirë, e përshtatshme për patinim. Certifikuar sipas standardit EN 1504-3 dhe klasifikuar si llac PCC R2 për riparime betoni. Mban markimin CE.
- Rrafshim dhe meremetim të betonit të pasuvatuar (për qëllime dekorative).
- Mbyllje plasaritjesh, poresh dhe zgavrash në sipërfaqe betoni.
- Rrafshim (patinim) total të sipërfaqeve me një shtresë të imët me stuko në vend të llacit të zakonshëm me cimento ose suvasë.
Nënshtresa
Nënshtresa duhet të jetë solide dhe e pastër, pa pluhura, lëndë yndyrore, materiale të prishura etj. Para aplikimit të PLANFIX sipërfaqja e nënshtresës duhet të laget mirë me ujë.
Zbatimi
Në një enë të pastër hedhim ujë dhe shtojmë gradualisht duke përzier pluhurin PLANFIX, në raporte PLANFIX : ujë = 1:3 sipas vëllimit, deri sa të krijohet një masë homogjene në trajtë paste, e përshtatshme për stukim.