ADINOL-DM është një aditiv i lëngshëm hidroizolues i formuluar specifikisht për të prodhuar llac cimentoje dhe beton hidroizolues. I përshtatshëm për reduktimin e përshkueshmërisë së ujit në llac cimentoje dhe beton hidroizolues dhe për rritjen e rezistencës së tyre ndaj agjentëve gërryes. Përdoret gjithashtu për të përmirësuar punueshmërinë pa ndikuar në përmbajtjen e ujit. Papërshkueshmëria nga uji arrihet me anë të përhapjes uniforme të agjentëve aktivë ujëlargues në përzierjen e betonit apo llacit. Shtimi i ADINOL-DM redukton përthithjen kapilare të ujit, duke parandaluar dëmtimet që shkaktohen nga lagështia dhe duke zgjatur njëkohësisht ndjeshëm jetëgjatësinë e ndërtesave. Certifikuar sipas EN 934-2:T.0 dhe klasifikuar si aditiv betoni rezistent ndaj ujit. Mban markimin CE. Nr. i certifikatës: 090-CPR-02412007/01.

ADINOL-DM përdoret për prodhimin e betonit në konstruksione si:

  • themele
  • punime të nëndheshme
  • pishina
  • depozita
  • diga

I përshtatshëm edhe për prodhimin e llacit në konstruksione si:

  • shtresa llaci cimentoje të ekspozuara ndaj agjentëve atmosferikë
  • llac që kvrkon përshkueshmëri të reduktuar uji
  • punime muraturash jo të nëndheshme.
  • ADINOL-DM duhet të trazohet mirë përpara përdorimit.
  • Mbidozimi mund të shkaktojë ngadalësimin e kohës së mpiksjes dhe të ndikojë negativisht në fortësinë përfundimtare.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Përgatitja