Pllaka izoluese prej lesh guri FIBRANgeo B-570-AX me një sipërfaqe  prej letre kraft alumini të përforcuar me tekstil me fije qelqi, është një produkt natyral fijor inorganik që prodhohet industrialisht nga shkëmbi i shkrirë i tjerrur në fibra, në përputhje me standardin evropian EN 13162 (Produkte termoizoluese për ndërtesa – Produkte nga leshi mineral (MW) të prodhuara në fabrikë).

Aplikimi
Pllakat e projektuara për aplikime për izolim termik, rezistencë ndaj zjarrit dhe izolim të zërit:

Izolim i zgavrës së elementeve vertikale, si p.sh.:

  • Izolim i bërthamave për mure (konstruksion i thatë me cdo lloj dërrase, konstruksion druri, panele metalike ose gipsi etj.)
  • Fasada e ajrosur (me cdo lloj veshjeje, si p.sh. guri, mermeri, metali, panele qeramike etj.)
  • Muret e zgavrës së muraturës.

Izolimi i zgavrës së elementeve horizontale, si p.sh.

  • Tavan me ndërtim të thatë, tavan i varur pa vrima
  • Rreshtimi i tavanit të papafingos
  • Ndërmjet trarëve prej druri të dyshemesë
  • Izolimi i jashtëm Pilotis me veshje konstruksioni të thatë.

Produktet FIBRANgeo duhet të mbrohen para dhe gjatë aplikimit të tyre. Nëse një pjesë e produktit laget, duhet të thahet para instalit. Leshi i gurit thahet shpejt dhe vetitë e tij izoluese mbeten të pandryshuara pas tharjes. Paketimi duhet të hiqet me kujdes pak para instalimit.
Zonat e punës duhet të mbahen të pastra. DUhet të shmanget kontakti i panevojshëm ose i gjerë i lëkurës dhe syve me prerjet, fibran dhe pluhurin e produktit dhe duhet përdorur veshje mbrojtëse (doreza, syze, kapele). Produktet AL, AX, YM dhe YA nuk sugjerohen për aplikim me temperaturë shërbimi në sipërfaqe më shume se 90 oC, ndërsa ato me sipërfaqe XA nuk sugjerohen për më shumë se 66 oC. Duhet të sigurohet ajrim i mjaftueshëm i zonave të punës, ndërsa mjetet prerëse elektrike duhet të pajisen gjithmonë ose të plotësohen me një sistem mekanik të marrjes së pluhurit.
Certifikimi
Prodktet izoluese të leshit të gurit FIBRANgeo B-570-AX janë certifikuar sipas Normave Europiane EN 13162 dhe EN 13172 dhe mbajnë shenjën CE që rrjedh nga Deklarata e Performancës.