MARMOCRYL Decor është një suva e gatshme akrilike në trajtë brumi, e bardhë ose me ngjyrë. Ajo përbëhet nga materiale inerte të bluara me madhësi të vecantë të grimcave, për të krijuar një sipërfaqe dekorative me thurje të ashpër. Ajo ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Elasticitet të lartë dhe ngjitje të shkëlqyer me nënshtresën.
  • Mundëson krijimin e sipërfaqeve dekorative me thurje të ashpër, sipas mënyrës së fërkimit.
  • Largim të plotë të ujit, sipas EN 1062-3
  • Përshkueshmëri të shkëlqyer të avujve të ujit
  • Nuk është më e nevojshme lyerja e fasadës.
  • Rezistencë ndaj lëndëve alkaline sipas DIN 18556
  • Parandalim të plasaritjeve, ndryshe nga suvaja e zakonshme me cimento dhe gëlqere
  • Thjeshtëzon dhe përshpejton përdorimin
  • Përshtatshmëri pvr përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.

Është certifikuar me shenjën CE sipas EN 15824:2017. MARMOCRYL Decor përdoret si dora e fundit në punët e suvatimit, për të krijuar një shtresë sipërfaqësore finale të bardhë ose me ngjyrë, me aftësi ujëlarguese dhe me përbërje të ashpër (shtresë e hollë). Ajo mund të aplikohet në të gjitha llojet e materialeve të ndërtimit, si suva, beton, pllaka cimentoje, pllaka gipsi etj. E përshtatshme pvr përdorim në ambiente të jashtme dhe të brendshme. Ajo zëvendëson dorën e fundit të suvasë. Për shkak të elasticitetit të lartë dhe ngjitjes së shkëlqyer me nënshtresën, ajo mund të përdoret gjithashtu si shtresë ideale finale për fasadat e jashtme me termoizolim.

Nënshtresa

Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, materiale me vaj ose pa materiale të lira. Pas kësaj bhet lyerja me astar duke përdorur astarin FLEX-PRIMER ose ML-PRIMER. Sipërfaqet e lëmuara ose që nuk kanë aftësi thithëse duhet të lyhen me PL-BOND. MARMOCRYL Decor aplikohet pasi është tharë shtresa e astarit të përdorur.

Përdorimi

MARMOCRYL Decor duhet të trazohet mirë plotësisht përpara përdorimit. Suvaja aplikohet me dorë duke përdorur një spatul të lëmuar metalike prej inoksi ose aplikohet me një makineri suvatuese. Kur është ende e njomë (pas rreth 5-15 minutash), suvaja trajtohet (ngjishet) me përdaf plastik ose druri, me lëvizje horizontale, vertikale ose rrethore, në varësi të pamjes së dëshiruar të sipërfaqes. Koha e punës varet nga aftësia thithëse e nënshtresës dhe temperatura e ambientit.

  • Kokrrat natyrale që pvrdoren në suva mund të shkaktojnë ndryshime të vogla në ngjyrë. Pvr këtë arsye dhe për të arritur një rezultat uniform ngjyre, rekomandohet që produkti të jetë nga i njëjti grup prodhimi ose të përziehen grupet e ndryshme. Gjithashtu, ngjyra përfundimtare mund të influencohet nga temperatura e nënshtresës dhe nga lagështia.
  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë nga +5 oC deri në +35 oC.
  • Ndërsa është ende e njomë, MARMOCRYL Decor duhet të mbrohet nga temperaturat e larta, nga shiu dhe nga ngrica.
null

Sipërfaqe: Betoni, suva, cimento, pllaka gipsi

null

Aplikimi: Furçë, rul, pistoletë spërkatje pa ajër