VARNISH-PU 2K është një llak poliuretani transparent, alifatik me dy përbërës. Membrana që krijohet është e papërshkueshme dhe i reziston rrezeve UV; nuk bëhet i verdhë dhe ka rezistencë shume të mirë mekanike dhe kimike. Ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Përdorim të thjeshtë
    Rezistencë nga rrezet UV dhe nga konditat  e motit (shi, ngricë).
  • Rezistencë nga pastruesit, vajrat, uji i detit, alkalet.
  • Deprtueshmëri nga avulli.
  • Rezistencë ndaj trafikut të këmbësorëve dhe trafikut të lehtë të makinave.

Është certifikuar me shenjën CE si veshje për mbrojtjen e sipërfaqes së betonit, sipas EN 1504-2. 

VARNISH-PU 2K përshtatet për hidroizolimin dhe mbrojtjen e :

  • Llaceve dekoruesprej cimento.
  • Betoni
  • Gureve natyrale
  • Drurit
  • Sipërfaqeve metalike
  • Bojërave epokside (p.sh. si mbrojtje e EPOXYCOAT-S brenda pishinave). Ofron rezistencë ndaj kthimit në “shkumës” dhe humbjen e ngjyrës, të cilat shkaktohen nga rrezet UV.

Përgatitja e nënshtresës
Nënshtresa duhet të jetë e thatë, e pastër, pa graso, materiale të lira, pluhur, etj.

Përzierja
Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të vecanta, në raportin e saktë të paracaktuar të përzierjes sipas peshës. 
Gjithë sasia e përbërësit B shtrohen në përbërësin A. Dy përbërësit duhet të përzihen për 2-3, duhet përdorur një mikser me xhiro të ulëta (300 rot/min). Është e rëndësishme qëtë përzihet krejt përzierja, nëanën dhe fundin e enës, për të arritur shpërndarjen unifrome të forcuesit  Rekomandohet që të lihet e pa trazuar për disa minuta pas përzierjes, që të dalë ajri i bllokuar.

Përdorimi-Konsumi
VARNISH-PU 2K aplikohet me rul, brushë, ose pistoletë vakumi. Nevojiten 2-4 duar, në varësi të porozitetit dhe të përdorimit të nënshtresës. Cdo dorë shtrohet brenda 24 orëve nga e mëparshmja, në varësi të kushteve të motit. Konsumi: 70-120 g/m2 për shënshtresë, në varësi me porozitetin e nënshtresës.

  • Nënshtresat me lagështi duhet të jenë krejt të thata, para përdorimit të VARNISH-PU 2K.
  • Shtresae sistemeve epokside duhet të shtrohet 1-2 pas aplikimit të tyre me kusht që janë tharë.
  • Kur shtrohen në pishina, pishina duhet të jetë e mbushur me ujë të paktën për 7 ditë pas aplikimit të VARNISH-PU 2K.
  • Sipërfaqet mbi të cilat janë shtruar ngopjet në të kaluarën mund të krijojnë problem ngjitjeje. Rekomandohet që të bëhet një provë, për të kontrolluar përshtatjen e nënshtresës.
  • Temperatura gjatë përdorimit dhe forcimit të produktit duhet të jetë ndërmjet +8 oC dhe +35 oC.
  • Lagështia e nënshtresës duhet të jetë nën 4 % dhe lagështia e ambientit nën 65%. Lagështia e lartë e ambientit mund të influencojë negativisht mpiksjen e VARNISH-PU 2K. 
  • Po të pritet që temperatura do jetë nën +8oC ose po të ekzistojë mundësi shiu brenda 48 orëve që vijnë, përdorimi duhet të vonohet.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Furcë, rul, pistoletë vakumi