Llac i përzier paraprakisht me korund, me materiale inerte kuarcore dhe aditivë specialë për forcimin e sipërfaqes së dyshemeve të reja të mjediseve industriale. Ofron rezistencë të lartë ndaj gërryerjes dhe goditjeve. Klasifikohet si CT-C80-F10-AR1 sipas EN 13813. EXTRA-TOP CR përdoret në aplikimet me kërkesa të larta për rezistencën mekanike. Ai përdoret mbi nënshtresat me cimento si betoni dhe nivelimet. Është i përshtatshëm për dysheme mjedisesh industriale, bodrume, oficina, dyqane makinerish, parkingje, magazina, zona dhe ishuj ngarkimi-shkarkimi etj.
Nënshtresa
Nënshtresa mund të jetë:
- Betonarme
- Shtresë niveluese minimumi 5 cm e trashë, e cila do të duhet të ngjitet me nënshtrevn (betonin) pvrmes një shtrese ngjitëse me ADIPLAST, DUREBOND ose FERROSEAL.
Përdorimi
EXTRA-TOP CR aplikohet në të trashë në dy shtresa (shtresa e parë rreth 2/3 e sasisë totale, shtresa e dytë pjesa tjetër prej 1/3 e sasisë totale) duke u transmetuar në beton ose në mallë të freskët menjëherë pasi të fillojë ngurtësimi. në fund, materiali trajtohet me një makinë speciale zbutëse (rrafshues me korrent). Me anë të makinës zbutëse arrihet ngjeshja e shtresës së parë me betonin e freskët dhe më pas vijon ngjeshja dhe trajtimi i shtresës së dytë.