SCREED-100 është një llac cimentoje i gatshëm, i cili ofron:

  • Peshë të lehtë.
  • Fortësi të kënaqshme.
  • Punueshmëri të shkëlqyer.
  • Sipërfaqe të lëmuar.

Ai zëvendëson betonin e paarmuar (pa hekur) ose të gazobetonit në ambiente të brendshme ose të jashtme. Trashësia e aplikimit mund të jetë deri në 10 cm për shtresë. Klasifikohet si CT-C7-F3-A12 sipas standardit EN 13813.

  • Për mbushjen dhe nivelimin e dyshemeve që do të mbulohen me pllaka, mermer, dru, parket etj.
  • Llac cimentoje për pjerrësi për tarracat dhe ambientet e jashtme.

Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë e fortë, pa materiale të lira, pa pluhur, graso ose materiale të tjera të huaja. Sipërfaqja e nënshtresës duhet të laget mirë përpara aplikimit të llacit.

Përdorimi
Mbushni një enë të pastër me 3,75 litra ujë, hidhni gradualisht përmbajtjen e një thesi 25 l duke e trazuar vazhdimisht derisa të formohet një masë uniforme. Për përzierjen mund të përdoret një mikser me xhiro të ulëta ose një përzierëse betoni. Procedura e shtrimit është e njëjtë me atë të betonit.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Produkti përmban cimento, e cila vepron si alkaline me ujin dhe klasifikohet si irrituese.
null

Sipërfaqe: Betoni, cimento

null

Aplikimi: Mistri e dhembezuar, rul