ML-PRIMER është një astar akrilik me bazë uji, i bardhë ose me ngjyrrë, me kokrra shumë të imta. Përmirëson ashpërsinë e nënshtresës para shtrimit të suvave dekoruese të të gjitha llojeve ( me bazë cimentoje, akrilike, silikoni, silikate). Gjithashtu, siguron nuancën uniformë të ngjyrës në sipvrfaqe përfundimtare, sidomos kur është zgjedhur një suva e errët. Përdoret si astar gati për përdorim, për të krijuar një sipërfaqe të ashpër që të përmirësohet ngjitja e suvasë që do të shtrohet më pas. Është idela për sipërfaqe të lëmuara si betoni, borde detoni, borde gipsi etj. dhe për aplikim në shtresa bazë të suvasë. Rekomandohet të përdoret i ngjyrosur në të njëjtën nuancë me suvanë sidomos kur përdoren suvatë MARMOCRYL, MARMOCRYL SILICONE dhe MARMOCRYL SILICONE-SILICATE. I përshtatshëm për ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Nënshtresa

Sipërfaqja që do astarohet duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, graso, pisllëk, etj.

Përdorimi

Para përdorimit ML-PRIMER duhet të përzihet derisa të bëhet homogjen. Pastaj hollohet deri 10% me ujë. Shtrohet me furcë, ryl ose spërkatje. Suvaja mund të shtrohet mbas tharjes së ML-PRIMER.

  • ML-PRIMER ofrohet në amballazhe plastikë 5 dhe 15 kg.
  • Temperatura e përdorimit duhet të jetë ndërmjet +5 oC dhe +30oC.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Furçë, rul