PL-BOND është një astar për ngjitje që përbëhet nga rrëshira sintetike dhe rëra e kuarcit. Ai përdoret mbi sipërfaqe të lëmuara ose pa aftësi thithëse, në vend të shtresës së sprucos ngjitëse (me derdhje të trashë), për të rritur ngjitjen e suvasë që vjen më pas. Pas aplikimit të tij, ai krijon një sipërfaqe të ashpër që është rezistent ndaj mjedisit alkalin.
PL-BOND përdoret si një astar i gatshëm për të siguruar ashpërsinë e mjaftueshme mbi sipërfaqe, kështu që ngjitja e suvasë pasuese përforcohet. SIpërfaqja që rezulton nga kjo është shumë rezistente ndaj alkalineve dhe si rezultat përbën një nënshtresë ideale për llacin e gipsit. I përshtatshëm për pvrdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.
Nënshtresa
Sipërfaqja që do të lyhet me astar duhet të jetë e thatë dhe krejtësisht pa pluhur, graso, papastërti etj.
Përdorimi
Përmbajtja e enës plastike trazohet mirë derisa të arrihet një përzierje homogjene. PL-BOND aplikohet mbi sipërfaqe me anë të furcës ose rulit, në një shtresë. Pas tharjes, vijon shtresa e llacit.