Emulsion polimerik me bazë uji me aftësi të lartë depërtuese. Kur shtrohet në dysheme betoni ose në llace cimentoje, e izolon sipërfaqen e tyre dhe mbulon nga pluhuri. ISOMAT BI-100 mund të përdoret dhe si fortësues për dysheme dhe sipërfaqe të thërmuara për të rritur fortësinë dhe rezistencën ndaj konsumit. Gjithashtu eliminon depërtueshmërinë e dyshemesë dhe e bën pastrimin më të lehtë. ISOMAT BI-100 përdoret në dysheme betoni ose llace cimentoje në ambiente si bodrume, depo, vende parkimi me trafik të lehtë, etj. Përshtatet për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, graso, pisllëk etj. Për ngopjen më të mirë të ISOMAT BI-100, sipërfaqja duhet të përgatitet me bluajtje dhe pastrim të pluhurit.
Përdorimi
ISOMAT BI-100 përziehet krejt dhe shtrohet në mënyrë uniforme mbi nënshtresën me spërkatje, furcë ose rul derisa të arrihet ngopja e plotë. Për nënshtresa shumë thithëse zakonisht nevojitet të shtrohet një shtresë e dytë mbasi është tharë e para.
24 muaj nga data e prodhimit po të ruhet në paketimin origjinal i pahapur dhe në temperatura ndërmjet +5oC dhe +35oC. Duhet mbrojtur nga rrezet e diellit dhe nga ngrica.