MARMOCRET-BASE është llac i gatshëm me bazë cimentoje që ka nevojë vetëm për përzierje me ujë. MARMOCRET-BASE ofron:

  • Aftësi të madhe ngjitëse me nënshtresën.
  • Punueshmëri të shkëlqyer.
  • Thjeshtëzon dhe përshpejton përdorimin.
  • Ideal për përdorime me makineri për suvatim.
  • Veti standarde të qëndrueshme.
  • Përshkueshmëri të shkëlqyer të avullimit.
  • I pvrshtatshëm për përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.

Klasifikohet si llac i llojit GP CS II, W0, sipas standardit EN 998-1. MARMOCRET-BASE përdoret për krijimin e “mbushjes” të suvasë. Përbën nënshtresën ideale për veshjen finale të suvasë (finos), kur përdoret finoja e gatshme MARMOCRET ose MARMOCRET-PLUS, me ngjyra dhe me veti ujëlarguese. 

Nënshtresa

Sipërfaqja  duhet të jetë pa pluhur, graso ose grimca të lira etj, si dhe duhet të jetë plotësisht e njomur, përpara përdorimit të MARMOCRET-BASE.

Përdorimi

MARMOCRET-BASE hidhet në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një llac në formën e kërkuar të punimit. Suvaja aplikohet me dorë duke përdorur një mistri. Dora përfundimtare e suvasë (finoja) duhet të hidhet të paktën 7 ditë pas përdorimit të MARMOCRET-BASE.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Në mot të nxehtë MARMOCRET-BASE duhet të laget me ujë pas aplikimit, për ta mbrojtur nga humbja e ujit.
  • MARMOCRET-BASE përmban cimento dhe reagon si alkalin me ujin, kështu që ai klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri