DUROFLOOR-PSF është sistem epoksid transparent 2 komponentësh, pa tretës. Ofron fortësi të lartë dhe rezistencë ndaj fërkimit. Është rezistent ndaj ujit, acideve, alkaleve, produkteve vajgurore dhe tretësirave të kripës. Ai klasifikohet si SR-B2,0-AR0,5-IR4 sipas standardit EN 13813.
- Lyerja me praimer (astar) të sipërfaqeve me bazë cimento të cilat do vishen me produkte DUROFLOOR.
- Mbishtresë vulosëse në sipërfaqe dyshemesh me bazë cimento, si në ambiente industriale, magazina etj.
- Prodhim llacesh me përmbajtje rrëshire pvr mbishtresa dyshemesh.
- Prodhim materiali për stukim plasaritjesh dhe rrafshim nënshtresash para se të aplikohet mbishtresa në dysheme.
Nënshtresa
Sipërfaqet që do të shtrohen duhet:
- Të jenë të thata dhe solide.
- Të jenë të pastra, pa materiale që pengojnë ngjitjen si pluhura, materiale tv prishura, lëndë yndyrore etj.
- Të jenë të mbrojtura nga lagështia nga ana e brendshme e tyre.
Gjithashtu, në varësi të natyrës së nënshtresës, duhet të bëhet parapërgatitja e pvrshtatshme si pastrim me furcë, fërkim, frezim, pastrim me ujë me presion, me rërë me presion, me sfera me presion etj. Në vazhdim sipërfaqja duhet të pastrohet shumë mirë nga pluhurat me fshesë me aftësi thithëse të lartë.
Përzierja e DUROFLOOR-PSF
Komponentët A (rrëshira) dhe B (ngurtësuesi) janë të amballazhuara në enë me raport përzierjeje optimal të parapërcaktuar. Sasia e komponentit B shtohet e gjitha në enën me komponentin A. Përzierja e dy komponentëve bëhet për rreth 5 minuta me turjelë elektrike me rrotullime të ulëta (300 rrot./min.). Është e rëndësishme që përzierja të bëhet edhe në faqet e enës dhe në fundin e saj, që të kemi një shpërndarje uniforme të ngurtësuesit.