EPOXYPRIMER-500 është një sistem epoksid me 2 përbërës dhe me bazë ujin. Ofron fortësi dhe rezistencë të lartë ndaj gërryerjes. Mund të përdoret edhe në nënshtresa të thata ose me pak lagështi, pa ujë të grumbulluar. Klasifikohet si SR-B2,0 sipas standardit EN 13813.
EPOXYPRIMER-500 përdoret si astar pvr ISOFLEX-PU 500 dhe për sisteme të tjera poliuretani, kur përdoret mbi sipërfaqe pa thithshmëri apo mbi shtresa të vjetra hidroizoluese. Mund të përdoret si astar dhe për përgatitjen (duke i shtuar rërë kuarci) e një materiali riparues (mbushës) për nënshtresat me bazë cimenton, p.sh. të shtresave niveluese prej betoni ose llaci cimentoje, të cilat do të mbulohen me produkte të sistemit DUROFLOOR.
Nënshtresa
SIpërfaqja e dyshemesë për shtrim duhet të jetë:
- E qëndrueshme
- Pa materiale që pengojnë ngjitjen, si p.sh. pluhuri, grimcat e lira, grasoja etj.
- E mbrojtur nga sulmi i lagështirës nga poshtë.
Gjithashtu, në varësi të natyrvs së nënshtresës, ajo duhet të përgatitet nëpërmjet fërkimit me furcë, gërryerjes, frezimit, ujit me presion, fryrjes me presion të sacmave metalike etj. në vijim të kësaj, sipërfaqja duhet të pastrohet mirë nga pluhuri, me fshesë me vakum me fuqi të madhe thithëse.
Përzierja e përbërësve
Përbërësit A (rrëshira) dhe B (forcuesi) janë të paketuar në dy enë të ndara, të cilat kanë raportin e paracatuar të përzierjes sipas peshës. E gjithë sasia e përbërësit B shtohet në përbërësin A. Përzierja e 2 përbërësve duhet të bëhet për rreth 2-3 minuta, duke përdorur një mikser me xhiro të ulëta (300 rrot/min) derisa të bëhet uniforme. Është e rëndësishme që përzierja të trazohet plotësisht pranë anëve dhe fundit të enës në mënyrë që të arrihet përhapja uniforme e forcuesit. Shtresa e ujit (10-30% sipas peshës) siguron që përzierja do arrijë punueshmërinë e duhur.
EPOXYPRIMER-500 ofrohet në paketime (A+B) prej 1 kg, 4kg dhe 20 kg, ku përbërësit A dhe B kanë raport të fiksuar sipas peshës. Të paktën 12 muaj nga data e prodhimit nëse ruhet në paketimin origjinal të izoluar, në temperatura midis +5oC dhe +35oC. Duhet të mbrohet nga ekspozimi në dritën e diellit dhe nga ngrica.