DUROFLOOR-C është një sistem epoksid me 2 përbërës që nuk përmban tretës dhe i ngjyrosur, i cili ofron përcueshmëri permanente që parandalon praninë e ngarkesave elektrike statike mbi sipërfaqe. Ai ka një rezistencë përcueshmërie midis 10 4 dhe 10 6 om*. DUROFLOOR-C ka forc104 dhe 106 om* t104 dhe 106 om* madhe dhe rezistenc104 dhe 106 om* t104 dhe 106 om* lart104 dhe 106 om* ndaj g104 dhe 106 om*rryerjes, 104 dhe 106 om*sht104 dhe 106 om* rezistent ndaj acideve organike dhe inorganike, substancave alkaline, ndaj produkteve të naftës, papastërtive, ujit, ujit të detit dhe ndaj kushteve të motit. Ai klasifikohet si SR-B2,0-AR0,5-IR4 sipas standardit EN 13813. DUROFLOOR-C përdoret si një shtresë dyshemeje auto-niveluese në dysheme prej cimentoje, me qëllim shmangien e rrezikut të gjenerimit të shkëndijave të shkaktuara nga elektricitetit statik. E përshtatshme për dhoma kompjuterash, laboratore, shtypshkronja, fabrika tekstili, spitale, pika karburanti, kabina elektrike, depo municionesh, etj.

Nënshtresa
Sipërfaqja e dyshemesë për shtrim duhet të jetë:

  • E thatë dhe e qëndrueshme
  • Pa materiale që pengojnë ngjitjen, si p.sh. pluhuri, grimcat e lira, grasoja etj.
  • E mbrojtur nga sulmi i lagështirës nga poshtë.

Në varësi të natyrës së nënshtresës, ajo duhet të përgatitet nëpërmjet fërkimit me furcë, gërryerjes, rërës me ajër me presion, ujit me presion, fryrjes me presion të sacmave metalike, etj. Pas kësaj, sipërfaqja duhet të pastrohet nga pluhuri me një fshesë me vakum me fuqi të madhe thithëse.

Shtresa përcuese
Pas forcimit të astarit, shiritat e vecantë prej bakri me vetëngjitje (konduktorët) duhet të instalohen në dysheme duke formuar një rrjetë rreth 5m x 5m dhe të lidhen me tokën me anë të një kablloje perimetrike. Pas kësaj, sipërfaqja lyhet me vernikun epoksid të përcueshëm DUROFLOOR-CV, të aplikuar me rul në një shtresë të hollë. Konsumi: rreth 200 g/m2. DUROFLOOR-C duhet të aplikohet brenda 24 orësh pas aplikimit të DUROFLOOR-CV, por pasi kjo e fundit të jetë tharë.
DUROFLOOR-C ofrohet në paketime (A+B) prej 10kg, ku përbërësit A dhe B kanë raporte të fiksuara të peshës. Të paktën 12 muaj nga data e prodhimit nëse ruhet në paketimin origjinal të izoluar, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ekspozimi në dritën e diellit. Temperatura e rekomanduar e magazinimit është +5oC dhe +35oC.

  • Punueshmëria e materialeve epokside ndikohet nga temperatura e tyre. Temperatura ideale e përdorimit është midis +15oC dhe +25oC në mënyrë që produkti të jetë i lehtë për tu përdorur dhe për tu tharë, ashtu sic shpjegohet më lartë. Temperatura e ambientit nën +15oC do të rrisë kohën e tharjes dhe temperatura mbi +30oC do të përshpejtojë kohën e tharjes. Gjatë dimrit rekomandohet një ngrohje paraprake e produktit, kurse në verë rekomandohet ruajtja e materialit në një vend të freskët përpara përdorimit.
  • Ngjitja e shtresës pasuese mund të ndikohet ndjeshëm nga ndërhyrja e lagështirës ose papastërtive.
  • Shtresat epokside duhet të mbrohen nga lagështira për 4-6 orë pas aplikimit të tyre. Lagështira mund të zbardhë sipërfaqen dhe/ose ta bëjë ngjitëse. Ajo mund të crregullojë mpiksjen gjithashtu. Shtresat e zbehura ose ngjitëse në pjesë të ndryshme të sipërfaqes duhet të hiqen duke u gërryer ose duke u fërkuar dhe pastaj të shtrohen përsëri.
  • Nëse një kohë më e gjatë se ajo e parashikuar ndodh midis aplikimeve të shtresave pasardhëse ose në rast se dyshemetë e vjetra do të shtrohen përsëri, sipërfaqja duhet të gërryhet dhe të pastrohet plotësisht përpara aplikimit të një shtrese të re.
  • Fibrat përcuese që ndodhen në DUROFLOOR-C shkaktojnë një ndryshim të lehtë të ngjyrës në lidhje me ngjyrën korresponduese të kodit RAL.
  • Pas, ngurtësimit DUROFLOOR-C është totalisht e sigurt për shëndetin.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri