PS-20 është një tretësirë e tejdukshme, e gatshme për përdorim, me bazë silikoni me tretës, pë trajtimin hidrofobik (kundër ujit) të nënshtresave inorganike. PS-20 aplikohet në sipërfaqe të ndryshme (gur natyror ose sintetik, suva e pa lyer, muraturë e ekspozur, tulla dekorative, pllaka catie, pllaka betoni i ekspozuar, etj) për mbrojtjen e tyre ng shiu. I përshtatshëm gjithashtu edhe për hidroizolimin e bashkimeve mes pllakave.
Nënshtresa
Sipërfaqet ku do të aplikohet PS-20 duhet të pastrohen, të jenë të thata dhe të kenë pore të hapura. Sipërfaqet e afërta si dritaret, elementet e lyera me bojë, materialet e ndjeshme ndaj tretësve, si polistireni, izoluesit ose vulosësit elastikë, bitmet etj., duhet të mbrohen gjatë aplikimit të PS-20.
Përdorimi
PS-20 aplikohet me furcëv, rul ose me spërkatje. Zakonisht një ose dy duar janë të mjaftueshme. Dora e dytë bëhet ndërkohë që dora e parë është ende e freskët. Hidroizolimi është më efikas në sipërfaqet e pjerrëta dhe që nuk mbajnë ujë.


