EPOXYCOAT eshte nje sistem epoksid me 2 perberes me tretes dhe i ngjyrosur, i cili ofron fortesi dhe rezistence te larte ndaj gerryerjes. Ai eshte rezistent ndaj acideve, materialeve alkaline, produkteve te naftes, tretesve, ujit, ujit te detit, kushteve te motit etj. Certifikuar sipas standardit EN 1504-2 dhe klasifikuar si shtrese per mbrojtjen e siperfaqeve te betonit. EPOXYCOAT perdoret si shtrese mbrojtese dhe dekorative per nenshtresat me baze cimentoje, p.sh. betoni, suva, llac cimentoje per nivelim, si dhe ne siperfaqe metalike. Ai eshte i pershtatshem per hapesira ne ambiente industriale, laboratore, thertore, dyqane, fabrika te ushqimit te konservuar, fabrika te prodhimit te veres, pika karburanti, oficina etj.
Perdorimi-Konsumi
EPOXYCOAT duhet te perdoret brenda 24 oreve pas lyerjes dhe pasi eshte thare astari. EPOXYCOAT perdoret sic eshte ose duke u tretur deri ne 5%, sipas peshes me tretesin e vecante SM-27. Aplikohet me rul, furce ose sperkatje, te pakten ne 2 duar (shtresa). Shtresa e dyte behet pasi te jete thare dora e pare, por brenda 24 oresh.