Emulsion polimer, i cili stabilizon siperfaqet poroze dhe garanton ngjitjen e duhur te bojrave te ujit, te koles se pllakave, llacit elastik, te shtresave lyerese elastomerike etj. Duke depertuar thelle ne poret e nenshtreses, ai vepron si nje shtrese ngjitese midis siperfaqes dhe bojes, koles, llacit, veshjes etj. qe do te aplikohet me pas. UNI-PRIMER eshte nje primer (astar) i gatshem per perdorim, i pershtatshem per te garantuar ngjitjen e bojrave te ujit mbi siperfaqe poroze te perbere nga betoni, llaci, suvaja, pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit etj. Ai stabilizon suvane e dobet ose qe shkermoqet etj. Ai perdoret gjithashtu per stabilizimin dhe reduktimin e absorbimit te ujit te siperfaqeve te krijuara me pllaka gipsi ose pllaka zdrukthi, mbi te cilat do te aplikohen ne vijim kolat e pllakave AQUAMAT-ELASTIC (llac izolues lyeres elastik me 2 perberes) ose ISOMAT SL-17 (material lyeres elastomerik i lengshem per hidroizolimin nen pllaka). Eshte i pershtatshem per perdorime ne ambiente te jashtme dhe te brendshme.
Nenshtresa
Siperfaqja qe do te lyhet duhet te jete e thate dhe pa pluhur, graso, papasterti etj.
Perdorimi
UNI-PRIMER trazohet plotesisht dhe aplikohet ne menyre uniforme mbi shtrese me ane te furces, rulit ose sperkatjes, perpara lyerjes.