DUROCRET-DECO FINISH është një llac i parapërzier me bazë cimentoje i modifikuar me polimer me kokrriza shumë të imëta i cili nuk përmban përbërës korrozivë dhe që është i përshtatshëm për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme, duke ofruar:

  • Sipërfaqe të lëmuar
  • Rezistencë ndaj gërryerjes
  • Ngjitje shumë të mirë me nënshtresën
  • Papërshkueshmëri nga uji.
  • Resultat të vecantë estetik

Klasifikohet si llac PCC R3 për riparime betoni sipas EN 1504-3 si dhe material llaci cimentoje CT-C25-F6-AR2, sipas EN 13813. DUROCRET-DECO FINISH përdoret si llac cimentoje në shumë raste, si në shkallë, dysheme, mure dhe për struktura të vecanta si shtrate inkaso, artikuj sanitarë inkaso (lavamane, dushe, etj). Mund të përdoret në shtëpi, hotele dhe në cfarëdo rasti ku kërkohet një estetikë e vecantë (p.sh. arkitekturë cikladike). Përdoret në shtresa të holla (1-3 mm), në shumicën e rasteve si veshja përfundimtare e DUROCRET-DECO dhe DUROCRET-DECO FLEX, që të arrihet një sipërfaqe e lëmuar.

Përgatitja e nënshtresës

Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, pa pluhur, pa vaj, materiale të lira etj. Para aplikimit të DUROCRET-DECO FINISH në sipërfaqe thithëse, si në muraturë, betoni ose suva duhet bërë astarim me astarin akrilik UNI-PRIMER në 1-2 shtresa, në varësi të thithjes së nënshtresës. DUROCRET-DECO FINISH aplikohet mbas 2-3 orësh, sipas kushteve të motit dhe mbasi astari është tharë krejt. Sipërfaqet prej bord gipsi astarohen me UNI-PRIMER. Pastaj duhet të aplikohet DUROCRET-DECO FLEX si shtresë bazë e përforcuar me rrjetë xhami 160 g/m2. Mbas 24 orësh, sipërfaqja e ngurtësuar e DUROCRET-DECO FLEX duhet të astarohet me UNI-PRIMER dhe gjatë kohës që rrëshira është e njomë (fresh on fresh), mund të aplikohet DUROCRET-DECO FINISH. Sipërfaqet jo thithëse si shtresat e vjetra të pllakave ose mozaikët, duhet të astarohen me astarin SUPERGRUND. DUROCRET-DECO FINISH mund të aplikohet mbas 24 orësh dhe vetëm po të jetë tharë krejt astari.

Përdorimi 

DUROCRET-DECO FINISH hidhet gradualisht në ujë duke u trazuar vazhdimisht, derisa të krijohet një përzierje uniforme. Produkti aplikohet duke përdorur mallë të lëmuar në trashësi 1-3 mm, në një ose dy shtresa. Mbas tharjes mund të fërkohet me letër zmerili në varësi me sa e lëmuar kërkohet të jetë sipërfaqja. 2-3 ditë mbas plotësimit të aplikimit, dhe me kusht që sipërfaqja është tharë, mund të aplikohen llaqet mbrojtëse.

  • Në vend të UNI-PRIMER, mund të përdoret FLEX-PRIMER
  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë ndërmjet +5 oC dhe +30 oC.
  • Gjatë verës rekomandohet të merren masat e nevojshme për të mbrojtur DUROCRET-DECO FINISH nga humbja e ujit si rezultat i temperaturave të larta.
  • Produkti përmban cimento dhe reagon si alkalin me ujin, kështu që ai klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Beton, suva

null

Aplikimi: Furcë, rul