Emulsion me bazë uji me aftësi të larta depërtuese, i mbështetur në strukturën nanomolekulare. Mbron sipërfaqet poroze dhe pak poroze (mermerë, granite etj), nga njollat e vajit lagështia dhe njollat e kripërave, ndërkohë që parandalon rritjen e mykut. Po të përdoret në dozat e rekomanduara, nuk formon cipë mbi sipërfaqen e aplikimit dhe nuk e ndryshon paraqitjen e saj. Certifikuar sipas standarteve EN 1504-2 dhe klasifikuar si një ngopës hidrofobik (kundër ujit). I shënuar me CE. NANOPRO-L përdoret për të mbrojtur nga njollat e vajit, lagështia dhe njollat e kripërave në sipërfaqe jo poroze si mermerë të lëmuar, granitë, etj. ose sipërfaqe poroze, si betoni, muratura, suvaja, stukoja e pllakave, pllakat e gipsit dhe të fibrës, guri natyror etj. I përshtatshëm për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Nënshtresa

Sipërfaqja që do të lyhet duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, graso, papastërti etj.

Përdorimi

NANOPRO-L trazohet plotësisht dhe aplikohet në mënyrë uniforme mbi nënshtresë me anë të furcës, rulit ose spërkatjes. Mbas rreth 15 minutash dhe para tharjes së materialit, sipërfaqja pastrohet duke u fërkuar me një leckë pak të lagur. Për sipërfaqe shumë poroze, një shtresë e dytë mund të aplikohet përpara se shtresa e parë të jetë tharë plotësisht. Rezistenca totale ndaj vajrave arrihet 2 ditë mbas aplikimit.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë nga +5 oC deri në +30 oC.
  • NANOPRO-L ofrohet në amballazhe plastike 1 l, 5 l dhe 20 l.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Furcë, rul