VS-W është një lustër prej akriliku me bazë uji, e gatshme për përdorim, me strukturë nanomolekulare, e cila përdoret për mbrojtjen e nënshtresave cimentoze (prej betoni, veshje dekorative të mikrocimentos, etj.).

  • Ajo përmirëson ngjyrën natyrale të materialit duke i siguruar atij një shtresë përfundimtare të bukur dhe me shkëlqim.
  • Është e qëndrueshme nën rrezatimin UV; nuk zverdhet me kalimin e kohës.
  • Nuk përmban tretës dhe është pa erë, prandaj është ideale për hapësira jo të ajrosura sa duhet.
  • Është e përshtatshme si për përdorim të brendshëm ashtu dhe të jashtëm.

VS-W nxjerr në pah ngjyrën natyrale të materialit mbi të cilin aplikohet, duke e mbrojtur atë në të njëjtën kohë nga ndotja atmosferike. Ajo është e përshtatshme për aplikim në nënshtresa cimentoje, të tilla si shtresa dekorative mikrocimentoze si dhe përpara aplikimit të lustrave prej poliuretani. Aplikohet në mure dhe dysheme, në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Përgatitja e nënshtresës

Nënshtresa duhet të jetë e thatë, e pastër, pa varja, pluhura, grimca të lirshme, pluhur, etj.

Zbatimi

VS-W rallohet me ujë në raport 1:1 nga volumi dhe pastaj aplikohet me furcë ose rul në dy duar. Dora e dytë jepet pasi të jetë tharë dora e parë, në varësi me kushtet e motit.

  • Temperatura gjatë aplikimit të produktit duhet të jetë ndërmjet +5 oC dhe + 35 oC
  • VS-W ofrohet në kuti metalike 1,5 dhe 20 litra.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Furcë, rul