Emulsion lyerës me bazë parafine për mbrojtjen e sipërfaqeve nga grafiti, ndotjet e mjedisit ose njollat etj. Nuk ndryshon paraqitjen e sipërfaqes dhe lejon pastrimin e lehtë. Ofron qëndrueshmëri dhe rezistencë të madhe ndaj kushteve të motit. ANTI-GRAFFITI AG 77 përdoret mbi sipërfaqet prej betoni, suvaje, guri, metali mermeri, sipërfaqet e lyera etj. për ti mbrojtur ato nga grafiti ose ndotjet e mjedisit. Ai lehtëson gjithashtu heqjen me lehtësi të posterave. I përshtatshëm për fasada, statuje, monumente, tabela orientuese metalike etj.

Nënshtresa

Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, graso, grimca të lira dhe njolla të vjetra.

Përdorimi

Materiali trazohet lehtë përpara përdorimit dhe pastaj aplikohet jo i holluar me furcë, rul ose spërkatje, në 1-2 shtresa, në varësi të aftësisë thithëse të nënshtresës. Dora e dytë jepet pasi shtresa e parë të jetë tharë. Në sipërfaqet me aftësi thithëse të mëdha, shtresa e parë mund të hollohet me ujë deri në 10% të peshës. Pastrimi i një sipërfaqeje të trajtuar me ANTI GRAFFITI AG 77 bëhet lehtësisht duke përdorur ujë të nxehtë me presion ose duke e fërkuar me një sfungjer. Për njolla të forta rekomandohet përdorimi i detergjentit ose pastruesi special SM-25. Pas pastrimit, sipërfaqja duhet të mbrohet përsëri.

  • Konsumi: 50-100 ml/m2, në varësi të aftësisë thithëse të sipërfaqes
  • ANTI-GRAFFITI AG 77 ofrohet në ambalazhime plastike 1 l dhe 3 l.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Furcë, rul