ISOMASTIC-A është një izolues elastoplastik me një përbërës dhe pa tretës, me bazë rrëshirash akrilike dhe që ofron:

  • Rezistencë ndaj luhatjeve të temperaturave nga -20 oC deri në +70 oC.
  • Ngjitje të shkëlqyer në një gamë të gjerë materialesh ndërtimi
  • Mundësi lyerjeje pas forcimit
  • Rezistencë ndaj ngricës.

ISOMASTIC-A është i përshtatshëm për izolimin e fugave horizontale dhe vertikale, në hapësira të brendshme dhe të jashtme, mbi shtresa si betoni, suvaje, llaci, druri, gurë etj. Përdoret gjithashtu për izolimin e plasaritjeve të imëta mbi suva dhe vende bashkimi midis drurit ose skeleteve metalike dhe mureve, parvazeve etj. Nuk ndikohet nga ngrica dhe përshtatet për deformime dimensionale deri në 8%. Nuk duhet përdorur mbi vende bashkimi që shkelen rregullisht ose në vende bashkimi të zhytura përgjithmonë nën ujë (depozita ose rezervuarë uji) ose mbi shtresa bituminoze.

Nënshtresa

Sipërfaqja duhet të jetë pa pluhur, materiale të lira mbi të etj. Në rast të plasaritjeve të holla të izolimit, ato duhet të zgjerohen me një vegël prerëse (p.sh daltë) ose me disk prerës në një gjerësi minimumi 3 mm. Vendi i bashkimit ose plasaritja e zgjeruar duhet të pastrohet me një furcë për lyerje ose furcë teli dhe pastaj të fryhet me ajër me presion. Për të evituar ndotjen e padëshiruar në buzët e fugave, vendoset një letër shiriti me vetëngjitje përgjatë anëve dhe pastaj hiqet menjëherë pas izolimit të fugave (përpara formimit të cipës).

Përdorimi

Futeni tubetin në një pistoletë të vecantë dhe priteni majën me kënd të pjerrët, në mënyrë që ajo të mos futet brenda fugës, por thjesht të prekë dhe të rrëshqasë përgjatë anëve. Silikoni aplikohet duke lëvizur tubin përgjatë aksit të fugës me një kënd 45°. Ndërkohë që është i njomë, silikoni nivelohet duke përdorur një spatul.

  • Temperatura gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën +15 oC.
  • Gjatë orëve të para të forcimit, izoluesi duhet të mbrohet nga lagështia.
  • ISOMASTIC-A nuk dëmton mjedisin dhe prandaj nuk nevojiten masa paraprake të vecanta.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Rul