Izolues dhe ngjitës elastomerik me një përbërës, me bazë rrëshirash hibride polimerike.
- Rezistente ndaj luhatjeve të temperaturave nga -40 oC deri +90 oC.
- Ngjitje të shkëlqyer në cdo lloj materiali ndërtimi.
- Elasticitet të lartë.
- Qëndrueshmëri të madhe ndaj vjetrimit dhe agjentëve atmosferikë.
- Ka aftësi ngjitëse edhe në nënshtresat e njoma, madje pa shtresë astari.
- Parandalon rritjen e kërpudhave
- Mundësi lyerjeje pas forcimit.
FLEX MS-45 është i përshtatshëm për izolimin e fugave vertikale dhe horizontale 3-40 mm të gjera, në ambiente të brendshme ose të jashtme, në materiale si xhami, alumini, druri, graniti, mermeri, PVC-ja etj. Është gjithashtu i përshtatshëm për ngjitje elastike në nënshtresa të ndryshme. Nuk rekomandohet për pikat e bashkimit që janë të zhytura në ujë osenë kontakt të drejtpërdrejtë me produktet ushqimore.
Nënshtresa
Sipërfaqja duhet të jetë pa pluhur, grimca të lira, graso etj. Rekomandohet që vendi i bashkimit të pastrohet duke përdorur një furcë lyerjeje ose furcë teli dhe pastaj të fryhet me ajër me presion. Për të evituar ndotjen e padëshiruar në buzët e fugave, vendoset një letër shirit me vetëngjitje përgjatë anëve dhe pastaj hiqet menjëherë pas izolimit të fugave (përpara formimit të cipës).
Përdorimi
Futeni tubetin në një pistoletë të vecantë dhe priteni majën me kënd të pjerrët, në mënyrë që ajo të mos futet brenda fugës, por thjesht të prekë dhe të rrëshqasë përgjatë anëve. FLEX MS-45 aplikohet duke lëvizur tubin përgjatë aksit të bashkimit me një kënd 45o. Ndërkohë që është i thatë, mastika nivelohet duke përdorur një mistri.