Shkumë poliuretani vetëbymuese, me një përbërës dhe bymim të ulët e cila thahet me reagimin me lagështinë në ajër. ISOMAT PU-FOAM PROFESSIONAL ofron:
- Ngjitje të përkryer në shumicën e materialeve të zakonshme.
- Izolim të lartë termik dhe ndaj zhurmës.
- Rezistencë në lagështi
- Rezistencë të lartë ndaj vjetërsimit.
ISOMAT PU-FOAM PROFESSIONAL tregon ngjitje të shkëlqyer në dru, cimento, gur, metal, etj. Përdoret për të fiksuar kornizat në dyer dhe dritare, për të mbushur vrima, izolimin e boshllëqeve në materialet izoluese, mbi vrimat e tubave në mure etj.
Nënshtresa
Nënshtresa duhet të jetë e pastër dhe pa pluhur, materiale të lira, graso, etj. Lagja e lehtë e sipërfaqes me ujë përmirëson ngjitjen e përkohshme të shumës gjatë aplikimit
Përdorimi
Para përdorimit, shkundeni mirë. Hiqni kapakun dhe vendoseni majën plastike duke e shtrënguar. Gjatë procesit, kanacja duhet të kthehet mbrapsht me majën plastike në pozicionin poshtë. Duhet kujdes që të mos tejmbushen fugat se shkuma bymohet pas aplikimit.