ADIFLEX-B është një emulsion elastomerik që përdoret si një aditiv për llacin lyerës hidroizolues prej cimentoje, për ngjitësin e pllakave, llacin e cimentos, bojrat e ujit etj., i cili ofron:

  • Elasticitet të lartë
  • Papërshkueshmëri nga uji
  • Ngjitje shumë të mirë me sipërfaqen.

ADIFLEX-B përdoret për elastifikimin e:

  • Llacit lyerës hidroizolues prej cimentoje (p.sh. AQUMAT), kur sipërfaqja që do të izolohet shfaq ose pritet të shfaqë plasaritje të imëta.
  • Ngjitësit të pllakave (p.sh. ISOMAT AK-20), për të ngjitur pllakat mbi shtresa që ndikohen nga efektet e tkurrjes-bymimit (ndryshimet e nivelit) ose nga derdhjet.

ADIFLEX-B mund të përdoret gjithashtu për elastifikimin e llacit të cimentos.

Përgatitja e sipërfaqes

Sipërfaqja e përdorimit duhet të jetë e pastër, pa graso, pa vaj, pa pluhur dhe sa me e sheshtë të jetë e mundur. Gjithashtu, sipërfaqja duhet të jetë e njomur, por të mos ketë ujë mbi të. Sipërfaqet poroze, si betoni i lehtë, pllakat e gipsit, pllakat e zdrukthit etj. duhet të lyhen me UNI-PRIMER.

  • ADIFLEX-B ofrohet në shishe plastike 1 kg, 5kg, 20 kg, në kova 10 kg dhe në fuci 150 kg.
  • Temperatura gjatë përdorimit duhet të jetë midis +5 oC dhe +30 oC.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri