ADINOL-DM është një aditiv i lëngshëm hidroizolues i formuluar specifikisht për të prodhuar llac cimentoje dhe beton hidroizolues. I përshtatshëm për reduktimin e përshkueshmërisë së ujit në llac cimentoje dhe beton hidroizolues dhe për rritjen e rezistencës së tyre ndaj agjentëve gërryes. Përdoret gjithashtu për të përmirësuar punueshmërinë pa ndikuar në përmbajtjen e ujit. Papërshkueshmëria nga uji arrihet me anë të përhapjes uniforme të agjentëve aktivë ujëlargues në përzierjen e betonit apo llacit. Shtimi i ADINOL-DM redukton përthithjen kapilare të ujit, duke parandaluar dëmtimet që shkaktohen nga lagështia dhe duke zgjatur njëkohësisht ndjeshëm jetëgjatësinë e ndërtesave. Certifikuar sipas EN 934-2:T.0 dhe klasifikuar si aditiv betoni rezistent ndaj ujit. Mban markimin CE. Nr. i certifikatës: 090-CPR-02412007/01.
ADINOL-DM përdoret për prodhimin e betonit në konstruksione si:
- themele
- punime të nëndheshme
- pishina
- depozita
- diga
I përshtatshëm edhe për prodhimin e llacit në konstruksione si:
- shtresa llaci cimentoje të ekspozuara ndaj agjentëve atmosferikë
- llac që kvrkon përshkueshmëri të reduktuar uji
- punime muraturash jo të nëndheshme.