Aditiv i lëngshëm që përshpejton kohën e caktuar  të mpiksjes së betonit dhe lejon betonime në temperatura të ulëta deri në -10 oC. Nuk përmban klorure dhe përbërës të tjerë gërryes. Nuk ka asnjë ndikim negativ në fortësinë  e betonit. Certifikuar si përshpejtues i mpiksjes së betonit sipas standardit EN 934-2: T6,Certifikata Nr. 0906-CPR-02412007/01.

  • Betonime në temperatura të ulëta.
  • Në rastet ku kërkohen punime të shpejta (ankorime, riparime etj).

ADINOL-RAPID shtohet:

  • Në ujin e përzierjes gjatë përgatitjes së betonit.
  • Në pvrzierjen e gatshme, pikërisht para se ajo të përdoret. Në këtë rast, është e nevojshme që përzierësja të rrotullohet për 4-5 minuta për të arritur shpërndarjen uniforme të ADINOL-RAPID në përzierje.
  • Evitoni hedhjen e betonit kur pritet që temperaturat mund të ulen më shumë se -10oC në 12 orët e ardhshme.
  • Përbërësit e betonit (materiali inert, uji, cimentoja) duhet të jenë në temperatura më të larta se 0 oC.
  • Evitoni shtimin e ujit për punueshmëri më të mirë të betonit, si dhe raporti ujë-cimento duhet të jetë sa më i ulët të jetë e mundur.
  • Paralelisht mund të përdoret edhe superplastifikuesi i betonit REOTOL-SPL.
  • Gjatë mpiksjes sipërfaqja e betonit duhet të mbrohet me fletë plastike ose materiale të tjera të mundshme, për të reduktuar humbjet e nxehtësisë së hidratimit (reaksioni kimik i ujit me cimenton).
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Përgatitja