ADIPLAST është një lateks polimer që përdoret si aditiv për të përmirësuar ndjeshëm vetitë e llacit në disa mënyra:

  • Rrit ngjitjen me nënshtresën
  • Përmirëson elasticitetin.
  • Rrit ndjeshëm rezistencën ndaj gërryerjeve nga fërkimi.
  • E bën llacin të papërshkueshëm nga uji.
  • Eleminon tkurrjen dhe parandalon plasaritjet si rezultat i saj.
  • Përmirëson plasticitetin, mbajtjen e ujit dhe punueshmërinë e përzierjeve të freskëta.
  • Përmirëson rezistencën ndaj kimikateve dhe produkteve të naftës.

Përgatitja e sipërfaqes

Sopërfaqja e përdorimit duhet të jetë e pastër dhe pa pluhur, pa materiale të lira, vaj, graso ose pa suva të vjetër, pa bojë, mbetje cimentoje etj. Ajo duhet të jetë e lagur plotësisht, por të mos ketë ujë të mbledhur mbi të.

Përdorimi

Lateksi ADIPLAST shtohet në ujin e përzierjes së llacit. Sasia e ADIPLAST-it varet nga efekti i dëshiruar dhe nga kërkesat teknike (shikoni shembujt e përdorimit). Lëngu i ADIPLAST duhet të hidhet në përzierës i pari, përpara cimentos dhe materialeve inerte, për të evituar formimin e kokrrizave. Koha e punimit të llacit me ADIPLAST rritet paksa.

  • Në shtresën ngjitëse midis betonit ose llacit të ri dhe atij të vjetër.
  • Në llojet e llacit që përdoren për riparime dhe për shtresa të holla.
  • Në krijimin e shtresës mbrojtëse të dyshemesë (lustrës)
  • Në llacin hidroizolues të cimentos, rezistent ndaj presionit të ujit.
  • Në llojet e suvasë me fortësi të lartë dhe të papërshkueshme nga uji.
  • Në llojet e llacit rezistues ndaj kimikateve dhe produkteve të naftës.
  • Si kolë për pllakat izoluese, pllakat ose mbulesat e tjera.
  • Si aditiv për rritjen e rezistencës së bojrave të ujit (emulsionet me gëlqere) ndaj konsumimit dhe kushteve atmosferike.
  • Në llacin e lëngshëm i cili përdoret në gurë natyralë.
  • Në llacin i cili përdoret për mbushjen e fugave përgjatë bashkimeve mur-dysheme.
  • Për mbrojtjen e betonit të pampiksur (të freskët) nga dehidratimi i parakohshëm.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Mistri