ADIUM-132 është një superplastifikues i brezit të ri me bazë polikarboksilati, i krijuar në mënyrë të vecantë për prodhimin e betonit të gatshëm (që transportohet), ku kërkohet punueshmëri e lartë, ruajtje e shkëlqyer e nivelit të uljes, fortësi dhe qëndrueshmëri e lartë. Ai ofron avantazhet e mëposhtme:

  • Kur shtohet gjatë përgatitjes së betonit, redukton kërkesën për ujë deri në 25% dhe raporti ujë-cimento që rezulton nga kjo, rrit ndjeshëm fortësinë fillestare dhe përfundimtare.
  • Kur shtohet në betonin e gatshëm përmirëson ndjeshëm punueshmërinë me një rrjedhshmëri përhapjeje më shumë se 63 cm (betoni me vetë-ngjeshje) pa pasur nevojë për ujë shtesë.
  • Kontribuon në hidratimin më të mirë të cimentos.
  • Lehtëson ngjeshjen e betonit, redukton ndarjen në shtresa dhe rrjedhjen dhe përmirëson ngjeshëm aftësinë për pompimin e betonit.
  • Redukton ndjeshëm shkurtimin gjatë mpiksjes (parandalon plasaritjet) dhe shkarjen e betonit.
  • Përmirëson papërshkueshmërinë nga uji.
  • Përmirëson rezistencën ndaj karbonizimit dhe sulmit të joneve kloride.
  • Nuk krijon flluska ajri në masën e betonit.
  • Nuk përmban klorure dhe agjentë të tjerë gërryes. 
  • Mund të përdoret në të gjitha llojet e cimentos Portland.

Është certifikuar me shenjën CE si superplastifikues betoni-ngadalësues i mpiksjes, ulës uji me gamë të lartë sipas EN 934-2 T11.1 dhe T11.2, numri i certifikatës: 0906-CPR-02412007/01.

ADIUM-132 është një superplastifikues novator i teknologjisë më tëfundit që bazohet në polimerin e modifikuar të eterit polikarboksilik. Në krahasim me superplastifikuesit e zakonshëm ai predominon në performancë, sepse ai ndërthur dy veti të rëndësishme:

  • Reduktim të lartë të ujit ose aftësi të lartë rrjedhshmërie, në doza të ulëta.
  • Ruajtje të nivelit të përhapshmërisë për dy orë.

Këto veti i atribuohen strukturës kimike të dizajnuar në mënyrë specifike, si dhe mekanizmit unik të funksionimit të ADIUM-132, i cili ndryshon ndjeshëm nga mekanizmi i funksionimit të ADIUM-132, i cili ndryshon ndjeshëm nga mekanizmi i funksionimit  të superplastifikuesve të zakonshëm që barazohen në zinxhirët polimere të linjosulfonateve të  modifikuara, polikondensatet e linjosulfonateve të modiifikuara, polikondensatet e sulfonuar me bazë melanine dhe naftaline. Zinxhirët polimerë të superplastifikuesve të zakonshëm që kujdesen për një ngarkesë shumë të lartë anionike, thithen menjëherë mbi sipërfaqen e grimcave të cimentos dhe i japin asaj një ngarkesë negative. Për shkak të forcave elektrostatike të shtytjes grimcat e cimentos përhapen dhe rezultati është se nevojitet më pak ujë për përzierje për të arritur punueshmërinë e dëshiruar të betonit. Megjithatë, zinxhirët e absorbuar polimerë mbulohen me shpejtësi nga kristalet e krijuara gjatë hidratimit të cimentos dhe pasoja është një humbje e parakohshme e veprimit superplastifikues. Për këtë arsye, superplastifikuesit e zakonshëm shtrohen në beton direkt në vendin e ndërtimit ose në impiantin e betonit në rastin kur ai ndodhet ngjitur me vendin e ndërtimit. Ndryshe nga kjo, superplastifikuesit e brezit të ri veprojnë me një mekanizëm funksionimi shumë të ndryshëm. Ato janë një kopolimer që përbëhen nga një element bazë anionik me grupe karboksilike dhe zinxhirë të gjatë anësorë të oksidit të polietilenit. Pas shtrimit të superplastifikuesit në beton, zinxhiri kryesor anionik thithet në sipërfaqen e ngarkuar pozitivisht të grimcave të cimentos, ndërsa zinxhirët anësorë krijojnë një efekt të shtytjes hapësinore midis grimcave të cimentos. Për shkak të kësaj force shtytëse arrihet përhapshmëri maksimale dhe mund të evitohet ndarja në shtresa. Gjithashtu, lëshohen vazhdimisht zinxhirë të rinj polimerë dhe thithen nga kristalet që formohen në sipërfaqen e grimcave të cimentos gjatë hidratimit dhe parandalojnë mpiksjen e parakohshme të betonit. Në këtë mënyrë arrihet punueshmëri e lartë e betonit dhe hidratim maksimal i cimentos në një raport të ulët ujë-cimento, duke rezultuar në një strukturë shumë kompakte të betonit të forcuar me një fortësi shumë të lartë.

ADIUM-132 është një ndihmë e nevojshme për përgatitjen e betonit me fortësi të lartë, betonin e ekspozuar, betonit që mund të pompohet etj. Ai është i përshtatshëm për cdo lloj elementi prej betoni, si p.sh. themele, bodrume, depozita uji, tunele, kanale, depozita të trajtimit të ujërave të bardha dhe të zeza, pishina etj. Është ideal për transportimin për kohë të gjatë të betonit të gatshëm kur kërkohet ruajtja e aftësisë së shpërndarjes dhe punueshmëria ebetonit për rreth 2 orë.

  • ADIUM-132 duhet të shtohet në përzierjen e gatshme të betonit pikërisht pas përgatitjes së saj me qëllim që të arrihet efikasiteti maksimal. Për të arritur përhapje uniforme në masën e betonit, përzierësja e betonierës duhet të rrotullohet edhe për 4-5 minuta të tjera.
  • Afati i ruajtjes për përdorim në shishe të izoluara dhe në ambiente me temperatura ndërmjet +5 oC dhe +35 oC është minimumi 12 muaj. Duhet mbrojtur nga ekspozimi direkt në diell dhe nga ngrica.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Mistri