Përforcues ngjitjeje me një përbërës me bazë rrëshire akrilike. Përdoret për përgatitjen e sipërfaqeve të lëmuara, thithëse dhe jo thithëse, përpara aplikimit të ngjitëses me bazë cimentoje për pllaka, gurë natyralë dhe sintetikë. ISOMAT AK-PRIMER mund të përdoret si përforcues ngjitjeje mbi sipërfaqe të ndryshme, si p.sh. pllakat e vjetra, mermer, gurë natyralë, dysheme të lëmuara me bazë cimentoje të ambienteve industriale, dysheme prej druri, metalike ose PVC-je të fortë.

Nënshtresa

Sipërfaqja që do të lyhet duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, graso, papastërti etj.

Përdorimi

ISOMAT AK-PRIMER derdhet direkt mbi sipërfaqe dhe pastaj përhpet në një shtresë duke përdorur një rul ose furcë. ISOMAT AK-PRIMER mund të mbulohet pas 1 ore në +20 oC. Në rastet kur sipërfaqja nuk është mbuluar me dorën e parë, atëherë duhet të aplikohet një dorë tjetër vetëm pasi dora e parë të jetë tharë. Ngjitësi i pllakave mund të aplikohet pas një ore dhe ndërkohë që ISOMAT AK-PRIMER është ende ngjitës.

  • Temperatura e përdorur dueht të jetë midis +5 oC dhe +35 oC.
  • Periudha maksimale e lejuar për mbulimin është 12 orë (në +20 oC). Pasi kjo periudhë të ketë kaluar, duhet të aplikohet një dorë e re me ISOMAT AK-PRIMER përpara se të përdoret ngjitësi i pllakave.
null

Sipërfaqe: Pllake, guri

null

Aplikimi: Me furçë, rul