AQUAMAT

AQUAMAT është llac hidroizolues lyerës me bazë cimento.

  • Hidroizolim i plotë ndaj presionit hidrostatik pozitiv deri në 5 atm, sipas EN 12390-8. Mund t’i rezistojë edhe trysnisë negative.
  • Ngjitet në mënyrë të shkëlqyer në nënshtresa inorganike si betoni, mur tulle.
  • Është i përshtatshëm për hidroizolimin e rezervuarëve të ujit të pijshëm dhe të sipërfaqeve që janë në kontakt me ushqime, sipas kërkesave të (standardeve) W-347.
  • Aplikohet me lehtësi dhe në mënyrë ekonomike.
  • Nuk oksidon (ndryshk) armaturën e hekurit në betonin e armuar.

Certifikuar sipas standardit EN 1504-2 dhe klasifikuar si shtresë për mbrojtjen e sipërfaqeve të betonit. Nr. i certifikatës: 2032-CPR-10.11. Mban markimin CE.

Përdoret për hidroizolimin e elementeve prej betoni, muri me tulla dhe suvasë. Aplikohet në rastet që nga lagështia e thjeshtë deri nga uji me presion. Është i përshtatshëm për hidroizolimin e bodrumeve, rezervuarëve, pishinave, rezervuarëve të impianteve për pastrimin e ujërave të zeza. Ofron mundësinë për hidroizolimin e mëpasshëm të bodrumeve nga ana e brendshme, sepse ka rezistencë ndaj presioneve hidrostatike negative, pa patur nevojë për përforcime për arsye të ngjitjes absolute me nënshtresën. Në rast se sipërfaqja që do të hidroizolohet paraqet ose pritet të paraqesë plasaritje të imëta, si tarraca, ballkone, etj., rekomandohet përdorimi i llaceve hidroizoluese lyerëse 2 komponentësh AQUAMAT-FLEX dhe AQUAMAT-ELASTIC.

Përdorimi

AQUAMAT shtohet gradualisht në ujë duke u përzier vazhdimisht, deri sa të krijohet një masë e butë homogjene, e përshtatshme për lyerje. Sipërfaqja ku do të aplikohet duhet të laget me ujë, pa patur ujëra të ndënjur. Llaci aplikohet (shtrohet) me furcë në dy ose më shumë shtresa, në varësi të shkallës së veprimit të ujit. Shtresa me trashësi më të madhe se 1 mm duhet të evitohen për shkak të rrezikut të plasaritjes së materialit. Cdo shtresë e re vijon pasi është tharë shtresa e mëparshme. Sipërfaqja e sapo lyer duhet të mbrohet nga temperaturat e larta, shiu dhe ngrica.

Në nënshtresa që u nënshtrohen tronditjeve ose tkurrje-bymimeve të theksuara, si pllaka gipsi, pllaka zdrukthi, dysheme me sistem ngrohjeje që kalon nën to, tarraca, ballkone, pishina etj. konsiderohet i domosdoshëm elastifikimi i AQUAMAT. Kjo realizohet duke shtuar 5-10 kg ADIFLEX-B në 25 kg AQUAMAT dhe sasi uji në varësi të punueshmërisë së dëshiruar.

  • Në rastet kur kemi ujë me presion duhet pasur kujdes që largimi i ujit me pompë, që mban më poshtë nivelin e ujërave nëntokësore, të jetë i vazhdueshëm ( me regjim aoutomatik) gjatë gjithë periudhës së zbatimit të punimeve dhe të vazhdojë deri sa të ngurtësohet në mënyrë të mjaftueshme AQUAMAT, domethënë për rreth 7 ditë.
  • Nënshtresa mbi të cilën aplikohet shtresa hidroizoluese (mur,dysheme etj) duhet të jetë llogaritur nga ana statike në mënyrë që të jetë e qëndrueshme nga veprimi i presionit hidrostatik të ujit.
  • Në qoftë se është bërë hidroizolim i mëpasshëm nga ana e brendshme dhe dyshemeja është e kalueshme (qarkullohet mbi të), duhet që sipërfaqja e dyshemesë së hidroizoluar me AQUAMAT të mbrohet me një shtresë me llac cimento.
  • Temperatura gjatë aplikimit (hidroizolimit) duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Produkti përmban cimento i cili reagon si alkal me ujin dhe klasifikohet si irritues.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Me furçë