AQUAMAT-ELASTIC është një llac hidroizolues lyerës elastik, 2 komponentësh. Përbëhet nga një pluhur me bazë cimento (komponenti A) dhe një emulsion me përmbajtje rrëshire (komponenti B). Pas mpiksjes (ngurtësimit) së tij krijohet një membranë pa fuga dhe bashkime dhe ofron avantazhet e mëposhtme:
- Aftësi për mbylljen e plasaritjeve
- Hidroizolim i plotë ndaj presionit hidrostatik pozitiv deri në 5 atm, sipas EN 12390-8. Mund ti rezistojë dhe trysnisë negative.
- Përshkueshmëri nga avujt.
- Është i përshtatur për hidroizolimin e rezervuarëve të ujit të pijshëm dhe të sipërfaqeve që janë në kontakt me ushqime, sipas kërkesave të W-347, EPA 330.5 dhe EPA 110.2.
- Rezistencë nga rrezet UV
- Rezistencë ndaj vjetrimit
- Nuk ka asnjë efekt gërryes për celikun në lidhjet e betonit.
- Mbron betonin nga karbonizimi
- Është rezistent ndaj ujërave të zeza (impianteve pvr trajtimin e ujërave të zeza, kanalizimeve).
- Ngjitje në sipërfaqe të njoma pa patur nevojë për prajmer (astar).
- Aplikim me lehtësi dhe në mënyrë ekonomike.
- I përshtatshëm për catitë e gjelbra, shtretërit e luleve, etj., pasi është e certifikuar si rezistent ndaj rrënjëve.
- Shërben gjithashtu si një barrierë radoni.
Përdoret për hidroizolimin e sipërfaqeve prej betoni, suvaje, muri me tulla, muri me blloqe betoni, mozaiku, pllakash gipsi, druri, metali etj. Është ideal për aplikime në të cilat kërkohet elasticitet i lartë dhe ngjitje e mirë e shtresës horizontale. Është i përshtatshëm për hidroizolimin e sipërfaqeve që u nënshtrohen tkurrje-bymimeve, tronditjeve, paraqesin ose pritet të paraqesin plasaritje të imëta, si tarracat, ballkonet, rezervuarë mbitokësorë, pishina, tarraca me trarë që dalin nga ana e sipërme e pllakës etj. Gjithashtu mund të përdoret edhe për hidroizolimin e bodrumeve, nga ana e brendshme ose e jashtme, nga lagështia ose uji me presion.
Përdorimi
Materiali i thesit 25 kg (komponenti A) shtrohet në 10 kg lëng (komponenti B) duke u përzier vazhdimisht, deri sa të krijohet një masë e butë homogjene, e përshtatshme pvr lyerje. Sipërfaqja ku do të aplikohet duhet të laget me ujë, pa patur ujëra të ndenjur. Llaci aplikohet (shtrohet) me furcë në dy ose më shumë shtresa, në varësi të shkallës së veprimit të ujit. Shtresa me trashësi më të madhe se 1 mm duhet të evitohen për shkak të rrezikut të plasaritjes së materialit. Cdo shtresë e re vijon pasi është tharë shtresa e mëparshme. Sipërfaqja e sapo lyer duhet të mbrohet nga temperaturat e larta, shiu dhe ngrica. Në vende ku kvrkohet pvrforcimi lokal i AQUAMAT-ELASTIC (qoshe të brendshme në të cilat nuk është i domosdoshëm krijimi i “ullukut” (rrumbullakosje), bashkime elementesh të ndryshme etj) rekomandohet përdorimi i rrjetës prej poliesteri (30 g/m2) ose rrjetës prej xhami (65g/m2) me gjerësi 10 cm.