AQUAMAT-MONOELASTIC është llac izolues lyerës, elastik dhe me një përbërës. Përbëhet nga një pluhur me bazë cimento të pasuruar me rrëshirë. Pas mpiksjes (ngurtësimit) së tij krojohet një membranë pa fuga dhe bashkime dhe ofron avantazhet e mëposhtme:
- Aftësi për mbylljen e plasaritjeve
- Hidoizolim i plotë ndaj presionit hidrostatik pozitiv deri në 5 atm, sipas EN 12390-8. Mund ti rezistojë edhe trysnisë negative.
- Mbrojtje të betonit nga karbonizimi
- Përshkueshmëri nga avujt.
- Nuk ka asnjë efekt gërryes për celikun në lidhjet e betonarmesë.
- Rezistencë ndaj vjetrimit
- Aplikim me lehtësi dhe në mënyrë ekonomike.
Përdoret për hidroizolimin e sipërfaqeve prej betoni, suvaje, muri me tulla, muri me blloqe betoni, mozaiku, pllakash gipsi, druri, metali etj. Është ideal pvr aplikime në të cilat kërkohet elasticitet i lartë dhe ngjitje e mirë eshtresës hidroizoluese. Është i përshtatshëm për hidroizolimin e sipërfaqeve që u nënshtrohen tkurrje-bymimeve, tronditjeve, paraqesin ose pritet të paraqesin plasaritje të imvta, si tarracat, ballkonet, rezervuarë mbitokësorë, pishina, tarrava me trarë që dalin nga ana e sipërme e pllakës etj. Gjithashtu mund të përdoret edhe për hidroizolimin e bodrumeve, nga ana e brendshme ose e jashtme, nga lagështia ose uji me presion.
Zbatimi
Materiali aplikohet (shtrohet) me furcë në dy ose më shumë shtresa, në varësi të shkallës së veprimit të ujit. E gjithë përmbjtja e thesit 18 kg shtohet në 5,0-5,4 lirta uji për aplikimin me mistri duke u përzier vazhdimisht, derisa të krijohet një masë e butë homogjene, e pvrshtatshme për lyerje. Sipërfaqja ku do të aplikohet duhet të laget me ujë, pa patur ujëra të ndenjura. Cdo shtresë e re vijon pasi është tharë shtresa e mëparshme. Sipërfaqja e sapo lyer duhet tv mbrohet nga temperaturat e larta, shiu dhe ngrica. Në vende ku kërkohet përforcim lokal i AQUAMAT-MONOELASTIC (qoshe të brendshme në të cilat nuk është i domosdoshëm krijimi i “ullukut” (rrumbullakosje), bashkime elementesh të ndryshme etj) rekomandohet përdorimi i rrjetës prej polisteri (30 g/m2) ose rrjetës prej xhami (65 g/m2) me gjerësi 10 cm.