AQUAMAT-PENETRATE është llac hidroizolues lyerës me bazë cimento. Përmban komponente kimike aktive të posacme, të cilat gjatë kontaktit të tyre me lagështinë dhe me hidroksidin e kalciumit që ekziston në beton, reagojnë dhe krijojnë bashkime të patretshme. Këto kristale mbyllin poret dhe gypat kapilarë të betonit, duke e bërë atë të papërshkueshëm nga uji (hidrofob).

  • Mbetet përherë aktiv, duke mbrojtur konstruksionin nga prezenca e ujit.
  • Ofron një hidroizolim total ndaj shtypjes hidrostatike pozitive derinë 5 atm, sipas standarteve EN12390-8. Mund të përballojë gjithashtu edhe shtypjen negative.
  • Mund të mbyll plasaritje të imëta me gjerësi deri në 0,4 mm, akoma edhe po u paraqitën pas hidroizolimit.
  • Nuk influencohet hidroizolimi i konstruksionit nga dëmtimi i mundshëm i sipërfaqes së betonit ose i shtresës hidroizoluese.
  • Mbron konstruksionin nga rreziku i oksidimit të armaturës së hekurit të betonit.
  • Është  i përshtatshëm për hidroizolimin e rezervuarëve të ujit të pijshëm dhe të sipërfaqeve që janë në kontakt me ushqime, sipas kërkesave të (standardeve) W-347, EPA 330.5 dhe EPA 110.2.
  • Nuk influencon transpirimin (frymëmarrjen) e elementeve konstruktive
  • Aplikohet me lehtësi dhe në mënyrë ekonomike.

Aplikohet për hidroizolimin e elementeve prej betoni, në rastet që nga lagështia e thjeshtë deri nga uji me presion. Është i pvrshtatshëm për hidroizolimin e bodrumeve, themeleve, pusetave, rezervuarëve të ujit të pijshëm dhe atyre të impianteve për pastrimin e ujërave të zeza.

Përdorimi

AQUAMAT-PENETRATE shtohet gradualisht në ujë duke u përzier vazhdimisht, deri sa të krijohet një përzierje homogjene, e përshtatshme për lyerje ose spërkatje. Sipërfaqja ku do të aplikohet duhet të laget me ujë, pa patur ujëra të ndenjur. Llaci aplikohet (shtrohet) me furcë ose me pompë spërkatëse në dy shtresa. Shtresa me trashësi më të madhe se 1 mm duhet të evitohen për shkak të rrezikut të plasaritjes së materialit. Shtresa e dytë aplikohet pasi ka filluar të ngurtësohet shtresa e parë dhe nuk dëmtohet (zakonisht pas 1-2 orësh). Në rast se shtresa e parë është tharë plotësisht duhet që ajo të laget me ujë para se të aplikohet shtresa e dytë.

  • Nënshtresa mbi të cilën aplikohet shtresa hidroizoluese (mur, dysheme etj) duhet të jetë llogaritur nga ana statike në mënyrë që të jetë e qëndrueshme nga veprimi i presionit hidrostatik të ujit.
  • Në rastin kur AQUAMAT-PENETRATE aplikohet në rezervuarë të ujit të pijshëm, duhet që shtresa hidroizoluese, pas ngurtësimit të saj të plotë dhe para se të mbushet me ujë të pijshëm, të shpërlahet me shumë kujdes me ujë.
  • AQUAMAT-PENETRATE mund të hidhet në formën e pluhurit si në betonin e pastër ashtu edhe në përforcimet e celikut. Ky proces dotë mbrojë jo vetëm vetë armaturën, por edhe pllakën e themelit nga rritja e nivelit të lagështirës. Betoni i butë duhet të laget derisa të arrihet ngopja. Më pas, AQUAMAT-PENETRATE hidhet si pluhur duke përdorur 1,5-2,5 kg/m2 material. Betoni i pllakës së themelit mund të derdhet pas një ore, pasi AQUAMAT-PENETRATE të jetë ngurtësuar dhe ngjitur në betonin e pastër, për të mos dëmtuar kvshtu shtresën e mësipvrme. 
  • Temperatura gjatë aplikimit (hidroizolimit) duhet të jetë të paktën +5 oC.
  • Produkti përmban cimento i cili reagon si alkal me ujin dhe klasifikohet si irritues.
  • Në rast se shtresa hidroizoluese me AQUAMAT-PENETRATE do të mbulohet (vishet) me llac cimento, suva ose pllaka, këshillohuni me Sektorin për Asistencë Teknike të ISOMAT.
null

Sipërfaqe: Betoni

null

Aplikimi: Me furçë