Përzierje e ftohtë asfalti, e gatshme për tu përdorur, për mbushjen e gropave të vogla të trotuareve me asfalt ose me beton. Mundëson fleksibilitet të lartë, pa u carë për shkak të ehekteve tkurrje-zgjerim. Ngjitet në mënyrë të mrekullueshme te nënshtresa dhe nuk dëmtohet nga rrotat e gomave. Përfshin rezistencë të lartë ndaj kushteve të motit dhe vjetrimit. Siguron aplikim të thjeshtë pa pasur nevojë për përgatitjen e nënshtresës dhe pa kërkuar pajisje tv vecanta. Trotuari mund të lirohet menjëherë për lëvizje. I përshtatshëm për restaurimin e shpejtë të dëmtimeve të vogla (gropave, carjeve etj) në trotuare me asfalt ose me beton, në rrugë fshati, në rrugë, në ura, parkingje, si dhe në oborret e fabrikave, shkollave, spitaleve etj.

Nënshtresa

Zona që do të restaurohet duhet të jetë e pastër, pa pluhur, pa vaj, grimca të lira etj. vecanërisht në perimetrin e saj, Gjithashtu, ajo nuk duhet të mbajë ujë. Në rast se thellësia e riparimit kalon 10 cm, rekomandohet hedhja e rërës dhe zhavorrit dhe ngjeshja e tyre plotësisht.

Përdorimi

Përzierja riparuese është e gatshme dhe nuk ka nevojë për tundje ose për trazim. Gropa mbushet me përzierjen e asfaltit në mënyrë që të dalë 1-2 cm mbi nivelin e trotuarit. Pastaj, produkti ngjeshet sic duhet me një lopatë, me rul ose madje dhe me rrotat e një makine. Trotuari i riparuar mund të hapet menjëherë për lëvizje.

  • Konsumi: Rreth 21 kg/m2/cm trashësi shtresë.
  • ASPHALTOS ofrohet në enë plastike prej 25 kg.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Rul