Agjent mbrojtes per beton me efekt transparent pa ngjyre. Ai vepron thelle ne nenshtrese, duke formuar nje barriere kunder ujit, pa ndryshuar pershkueshmerine dhe pamjet e avullit. Uji rreshqet pergjate mureve duke shmangur thithjen ose stagniminm duke reduktuar akumulimin e papastertive. Perdoret dhe ne nenshtresa te tjera, perderisa ato jane absorbuese, si p.sh: tulla, gresi, pllaka ose suva me baze cimento ose gelqere.

Cilesite Teknike
BETONCRYLL INDROREPELENT nga OIKOS eshte nje shtrese e vecante mbrojtese per betona me nje fund transparent pa ngjyre. Produkti bazohet ne rreshira silikoni/siloksanike ne dispersion uji, gje qe lejon qe produkti te depertoje thelle ne nenshtrese duke krijuar nje pengese kunder ujit, e cila ruan nivelin e pershkueshmerise se avullit dhe le aspektin e nenshtreses te pandryshuar. Ai lejon qe uji i shiut te rreshqase pergjate mureve duke parandaluar thithjen dhe duke reduktuar mbajtjen e papastertive. Mund te perdoret gjithashtu ne punime me tulla, gres, pllaka, gure dhe cimento ose suva me baze gelqerore. Ka nje nivel te ulet ere, nuk eshte i ndezshem dhe eshte i pershtatshem si per njerezit ashtu edhe per mjedisin.

Perdorimi Ideal
Mbrojtja dhe dekorimi i betonit te armuar, guri dhe tullave.

Pergatitja e Siperfaqes
Pastroni siperfaqen qe do te trajtoni, duke hequr cdo material te lirshem ose te copetuar, pluhur, smog ose papasterti duke perdorur nje furce ose duke lare siperfaqen. Siperfaqet e reja duhet te jene teresisht te thata dhe te pjekura pa prani te yndyres ose lubrifikanteve.

Metoda e Aplikimit
Pasi te jete pergatitur siperfaqja, aplikoni me furce, rul ose psitolete sperkatese (gryke 1,3-1,7 mm), dy shtresa te paholluara, ne te lagur.

Informacioni i Sigurise
Produkti eshte pa metale te renda si plumbi ose krom. Nuk permban tretes toksike, aromatike ose kloride. Nuk ka rrezik te polimerizimit te rrezikshem. Produkti konsiderohet te jete nje substance jo e rrezikshme nese perdoret ne menyren e duhur teknikisht. Keshillohen masa normale paraprake per trajtimin e bojrave me baze uji. Nuk kerkohen rregullime te vecanta per ruajtjen, levizjen dhe transportin e produktit; kontenieret, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet te pastrohen duke perdorur material inert absorbues si rere, dhe etj. dhe me pas te hidhen ne perputhje me rregulloret rajonale dhe kombetare ne fuqi ne ate kohe. Transporti duhet te kryhet ne perputhje me marreveshjet nderkombetare.