Aditiv i lëngshëm super lëngëzues për përdorim të gjerë. Ofron avantazhet e mëposhtme:
- Duke u shtuar gjatë prodhimit të betonit zvogëlon sasinë e ujit të përzierjes deri edhe më 15% dhe për pasojë edhe raportin ujë cimento (U/C), që ka si rezultat rritjen e rëndësishme të vetive mekanike fillestare dhe përfundimtare të betonit.
- Duke u shtuar në betonin e gatshëm rrit uljen (konsistencën) nga 1-4 cm në 18-22 cm, pa patur nevojë për shtresë uji.
- Ndihmon në hidratimin më të mirë të cimentos, që ka për rezultat shfrutëzimin maksimal të tij (cimentos).
- Ndihmon ngjeshjen e betonit, vepron kundër mosndarjes (vecimit) së përbërësve të tij dhe përmirëson në mënyrë të rëndësishme punueshmërinë dhe hedhjen me pompë të tij.
- Zvogëlon në mënyrë të rëndësishme tkurrjen gjatë ngurtësimit (evitohen plasaritjet).
- Duke kontribuar në ngjeshjen shumë të mirë të betonit përmirëson papërshkueshmërinë e tij nga uji.
- Nuk vepron si gazformues.
- Nuk përmban klorure ose komponentë të tjerë gërryes (korrozive).
- Është i pajtueshëm (përputhet) me të gjitha cimentot e tipit Portland.
U certifikua si superlëngëzues – ngadalësues i mpiksjes së betonit sipas EN 93402:T11.1 dhe T11.2 me numër certifikate 0906-CPR-02412007/01. BEVETOL-SPL është mjet i nevojshëm për të prodhuar beton me veti mekanike të larta, beton që nuk suvatohet (për qëllime dekorative), betoni të përshtatshëm për tju hedhur me pompë etj.
BEVETOL-SPL mund të shtohet:
- Në ujin e përzierjes gjatë prodhimit të betonit ose llacit.
- Në betonin e gatshëm pak kohë para përdorimit të tij. Në këtë rast duhet që betoniera të rrotullohet për 4-5 minuta që të kemi shpërndarje uniforme të BEVETOL-SPL në masën e betonit.