CL-CLEAN është një lëng special për pastrim, i bazuar në acid organik që përdoret për pastrimin e mbetjeve të betonit, cimentos, suvasë, kolës së pllakave dhe kripës. Ai është i përshtatshëm për raste të lidhura me ujin e pijshëm ose ruajtjen e ushqimit, meqenëse nuk lë asnj mbetje. CL-CLEAN përdoret për të pastruar mbetjet e cimentos, gëlqeres ose kripërave të mbetura mbi pllakat qeramike, gurin natyral ose sipërfaqet e papastra të mermerit. Ai është gjithashtu i përshtatshëm për pastrimin e fasadave të ndërtesave nga mbetjet e llacit të cimentos ose kripërave.

CL-CLEAN përhapet mbi sipërfaqen që do të pastrohet ose hollohet me ujë, deri në raport 1:1. Lëreni lëngun të veprojë për 2-3 minuta dhe fërkojeni sipërfaqen me një furcë të fortë (jo metalike). Lajeni sipërfaqen me shumë ujë. Në raste të vështira, mund të jetë e nevojshme që procedura të përsëritet.

  • Produkti përmban acid organik dhe klasifikohet si gërryes.
  • Shikoni rreziqet e përdorimit dhe këshillat për sigurinë që janë të shkruara mbi etiketë
  • Në rast përdorimi në ambiente të mbyllura, duhet të merren masa për ajrosje të mirë.
  • Për sipërfaqe smalti, pastrimi duhet të jetë i shkurtër dhe duhet të ndiqet nga një larje e plotë menjëherë pas kësaj.
  • Veglat ose enët metalike nuk janë të përshtatshme për aplikimin e CL-CLEAN.
  • Për të shmangur rrezikun e zbehjes së ngjyrës, përpara aplikimit të gjerë, rekomandohet testimi në një sipërfaqe të kufizuar.
  • Produkti përmban acid formik.
null

Sipërfaqe: Beton

null

Aplikimi: Furcë, rul