Lëng special për pastrimin e stukove të pllakave. CL-GROUT pastron thellë. Pas pastrimit, stukot mbajnë ngjyrën fillestare dhe nuk influencohet. CL-GROUT përdoret për të pastruar stukot e pllakave nga kripërat, pislliku, funget, njollat nga kafeja, nga vera, etj. Përshtatet për përdorim shtëpiak dhe për spitale, restorante, zona industriale, etj. CL-GROUT aplikohet në stuko i pa holluar ose pak i holluar me ujë në varësi me llojin e njollës, pastaj sipërfaqja pastrohet me sfungjer dhe përfundimisht shplahet me ujë. Për njolla të vështria përsëritet e njëjta mënyrë pastrimi. Afati i ruajtjes për përdorim në bidonë të izoluar dhe në ambiente me temperatura ndërmjet +5 oC dhe +35 oC është minimumi 12 muaj. Duhet mbrojtur nga ekspozimi direkt në diell dhe nga ngrica.
- Këshillohuni me rreziqet e përdorimit dhe këshillat për sigurinë që janë të shkruara në amballazhim.
- Përmban më pak se 5% lëndë jo jonike që reagojnë me sipërfaqen. Gjithashtu përmban methilkloroisothiazolinon dhe parfum. Produkti përmban acid fosforik.