Boje minerale siloksane, rezistente ndaj ujit, me rezistence shume te larte, ju lejon te merrni nje efekt te kendshem antik. Formuluar per te siguruar nje papershkueshmeri te jashtezakonshme ndaj agjenteve atmosferike dhe frymemarrje te shkelqyer, parandalon formimin e mykut dhe algave, e mban muraturen gjithmone te thate dhe garanton kushte optimale higjienike, duke rritur rehatine e jeteses.
Cilesite Teknike
DECORSIL FIRENZE nga OIKOS eshte nje shtrese e papershkueshme nga uji, e pershkueshme nga avujt qe ofron rezistence te jashtezakonshme. E formuluar me pluhur kuarci me madhesi maksimale kokrrizash 0.3 mm, lejon realizimin e efektit te rese, antik, dhe levozhges se portokallit. Produkti permban rreshira siloksanike ne dispersion uji, te cilat garantojne rezistence te shkelqyer ndaj kushteve klimatike, lene te pandryshuara transpirimin e siperfaqes dhe parandalojne zhvillimin e mykut dhe algave. Per me teper, produkti eshte rezistent ndaj acideve dhe cikleve te ngrirjes. Fale rezistences ndaj ujit, DECORSIL FIRENZE e mban muraturen te thate dhe permireson kursimin e energjise; siguron gjithashtu kushtet me te mira higjienike dhe komoditetin e shtepise. Mund te perdoret si shtrese perfundimtare si ne suva me difuzion te larte ashtu edhe ne te gjitha siperfaqet e mureve. Per karakteristikat e tij te vecanta, produkti rekomandohet mbi te gjitha per ndertesat prestigjioze dhe per rinovimin e zonave te vjetra te qytetit. Ne rast se nevojitet nje nivel dhe me i madh mbrojtjeje kunder mykut dhe algave, rekomandohet ti shtoni produktit aditivin e treguar STERYLPLUS. Ka nje nivel te ulet ere, eshte jo i ndezshem dhe i pershtatshem si per njerezit ashtu edhe per mjedisin.
Pergatitja e Siperfaqes
Siperfaqet duhet te jene plotesisht te thata dhe te pjekura, suva e re duhet te piqet per te pakten 30 dite per te lejuar karbonizimin e plote te siperfaqes. Pastroni siperfaqet qe do te dekorohen dhe hiqni materialet e lirshme ose te lemuara. Ne rast te suvave te reja, sigurohuni qe nenshtresa te jete plotesisht e thate. Ne rast te punimeve restauruese, riparoni depertimin ose rrjedhjet e ujit. Lereni murin te thahet, me pas aplikoni astarin special DECORSIL PRIMER ose DECORSIL PRIMER PIGMENTATO nga OIKOS. Lereni astarin te thahet per 12 ore dhe me pas aplikoni produktet perfundimtare.
Metoda e Aplikimit
- Perfundimi antik: aplikoni dy shtresa DECORSIL FIRENZE nga OIKOS duke perdorur nje furce me qime te shkurtra dhe punoni duke kryqezuar goditjet e penelit. Prisni 6 ore midis veshjeve. Holloni produktin me 5% uje te pijshem per te dyja shtresat.
- Perfundimi si levozhge portokalli: aplikoni nje shtrese te vetme DECORSIL FIRENZE nga OIKOS te pa holluar, duke perdorur rulin special te sfungjerit me kokrra mesatare per te arritur perfundimin e deshiruar.
- Perfundimi si re: aplikoni nje shtrese DECORSIL VENEZIA nga OIKOS te holluar me 5-10% uje te pijshem duke perdorur nje furce te sheshte me qime te shkurtra duke i pershkuar goditjet e furcave. Lereni per 6 ore te thahet, me pas aplikoni nje shtrese DECORSIL FIRENZE nga OIKOS te holluar me 5% uje te pijshem, duke perdorur nje furce me qime te shkurtra qe i kalon goditjet e furcave. Prisni 15-20 min, me pas ferkojeni siperfaqen per te arritur kontrastin e deshiruar drite/erresire te efektit te rese.
Informacion mbi Sigurine
Produkti eshte pa metale te renda si plumb ose krom. Nuk permabn tretes toksike, aromatike ose kloride. Nuk ka rrezik te polimerizimit te rrezikshem. Produkti konsiderohet te jete nje substance jo e rrezikshme nese perdoret ne menyren e duhur teknikisht. Keshillohen masa normale paraprake per trajtimin e bojrave me baze uji. Nuk kekrohen rregullime te vecanta per ruajtjen, levizjen dhe transportin e produktit; kontenieret, mbetjet, materiali i derdhur eventual duhet te pastrohen duke perdorur material inert absorbues si rere, dhe etj. dhe me pas te hidhen ne perputhje me rregulloret rajonale dhe kombetare ne fuqi ne ate kohe.
Specifikimet
Pastroni siperfaqet qe do te dekorohen dhe hiqni materialet e lirshme ose te lemuara. Ne rast te suvave te reja, sigurohuni qe nenshtres te jete plotesisht e thate. Ne rast te punimeve restautuese, riparimi i infiltrimeve ose rrjedhjeve te ujit. Lereni murin te thahet, me pas aplikoni nje primer te posacem bllokues te kripes si p.sh. DECORSIL PRIMER ose DECORSIL PIGMENTATO nga OIKOS. Lereni primerin te thahet per 12 ore, me pas aplikoni ne menyre te barabarte nje shtrese minimale si DECORSIL FIRENZE nga OIKOS.